Në Speciale vazhdon procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së me dëshmitar të ri

Në Gjykatën Speciale sot mbahet seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit. Kjo seancë vazhdon nga ora 09:00 me dëshmitarin e ri. Një ditë më parë në Hagë e përfundoi dëshminë, Imer Imeri. Në dëshminë e tij, ai ka përmendur ish-presidentin, Hashim Thaçi, për të cilin […]

Në Speciale vazhdon procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së me dëshmitar të ri
ne-speciale-vazhdon-procesi-ndaj-ish-krereve-te-uck-se-me-deshmitar-te-ri

ne-speciale-vazhdon-procesi-ndaj-ish-krereve-te-uck-se-me-deshmitar-te-ri

Në Gjykatën Speciale sot mbahet seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Kjo seancë vazhdon nga ora 09:00 me dëshmitarin e ri.

Një ditë më parë në Hagë e përfundoi dëshminë, Imer Imeri.

Në dëshminë e tij, ai ka përmendur ish-presidentin, Hashim Thaçi, për të cilin tha se ishte i vetmi që ka kërkuar të zbulohen siç thotë ai ‘vrasjet e LDK-së’.

”I vetmi Hashim Thaçi ka kërku në media që të zbulohen këto raste, vrasjet e LDK-së dhe e ka thirrë prokurorin e përgjithshëm në atë kohë dhe ai u deklaru”.

Këtë ai e tha ndërsa pohoi se për këto çështje kishte pasur takim dhe kishte biseduar me ish-presidentin Thaçi.

”Po, e kam pyet. Tha se nuk e ka ditë. Ka thënë më vjen keq”, tha Imeri, duke e përshkruar kështu një takim “në fund të vitit 2016, në fillim të vitit 2017”.