Osmani: Nuk kam pranuar asnjëherë kërkesa nga ShBA-ja për ta mbajtur të mbyllur Urën e Ibrit

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se asnjëherë nuk ka pranuar ndojnë kërkesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të mos hapet për qarkullim Ura e Ibrit. Në një konferencë për media gjatë vizitës në qytetin e Vitisë, ajo ka theksuar se përfaqësuesit amerikanë në bashkëbisedimet me të dëshirojnë që të bëhet një plan i […]

Osmani: Nuk kam pranuar asnjëherë kërkesa nga ShBA-ja për ta mbajtur të mbyllur Urën e Ibrit
osmani:-nuk-kam-pranuar-asnjehere-kerkesa-nga-shba-ja-per-ta-mbajtur-te-mbyllur-uren-e-ibrit

osmani:-nuk-kam-pranuar-asnjehere-kerkesa-nga-shba-ja-per-ta-mbajtur-te-mbyllur-uren-e-ibrit

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se asnjëherë nuk ka pranuar ndojnë kërkesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të mos hapet për qarkullim Ura e Ibrit.

Në një konferencë për media gjatë vizitës në qytetin e Vitisë, ajo ka theksuar se përfaqësuesit amerikanë në bashkëbisedimet me të dëshirojnë që të bëhet një plan i përbashkët i zbatimit me institucionet kosovare për hapjen e urës në fjalë, njofton Klankosova.tv.

“Në takimet e mia me përfaqësues të ShBA-së asnjëherë nuk është thënë se janë kundër hapjes së urës. Përkundrazi janë pro zbatimit të marrëveshjeve  në Bruksel  të cilat kanë paraprarë hapjen e urës, por sikurse për çdo temë të sigurisë kërkojnë të ulemi bashkë, dhe i luten Kosovës që të ulemi bashkë”, ka thënë Osmani.

“Kjo që i nstitucionet e Kosovës te sigurisë dhe aleatët tanë të sigurisë të hartojmë bashkë planin e zbatimit, i cili i merr parasysh për bazë vlerësimet e sigurisë edhe të Kosovës, edhe të aleatëve tanë. Ju siguroj që në shumicën e rasteve ato janë identike sepse bashkëpunojnë, dhe në bazë të këtyre vlerësimeve të përzgjedhet momenti i volitshëm në mënyrë që çështja e hapjes së urës të jetë sukses i përhershëm, jo sukses i momentit por sukses i përhershëm”, ka thënë Osmani. /Klankosova.tv