Kosova s’pranon që Radoiçiqi të ndiqet penalisht në Serbi për krimin e kryer në Banjskë

Ministria e Drejtësisë ka refuzuar kërkesën e Serbisë për bashkëpunim në rastin e Millan Radoiçiqit. Kështu tha kjo ministri për Klan Kosova. Se ka pasur kërkesë për bashkëpunim me Kosovën nga pala serbe, u konfirmua nga kryediplomati amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili në një intervistë të djeshme për REL, tha se “Beogradi zyrtar […]

Kosova s’pranon që Radoiçiqi të ndiqet penalisht në Serbi për krimin e kryer në Banjskë
kosova-s’pranon-qe-radoiciqi-te-ndiqet-penalisht-ne-serbi-per-krimin-e-kryer-ne-banjske

kosova-s’pranon-qe-radoiciqi-te-ndiqet-penalisht-ne-serbi-per-krimin-e-kryer-ne-banjske

Ministria e Drejtësisë ka refuzuar kërkesën e Serbisë për bashkëpunim në rastin e Millan Radoiçiqit.

Kështu tha kjo ministri për Klan Kosova.

Se ka pasur kërkesë për bashkëpunim me Kosovën nga pala serbe, u konfirmua nga kryediplomati amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili në një intervistë të djeshme për REL, tha se “Beogradi zyrtar ka parashtruar kërkesë përmes kanaleve zyrtare për ndihmë juridike reciproke”.

Ata kërkonin sigurimin e provave që iu duhen për ta ndjekur penalisht organizatorin e grupit që kreu sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator të vitit të kaluar.

Megjithatë, MD-ja tha se kërkesën e Serbisë e vlerëson në kundërshtim me ligjin për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në çështjet penale.

“Sipas Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, vetëm organet gjyqësore të Kosovës kanë juridiksion të hetojnë dhe gjykojnë çështjet që pretendohet të jenë kryer brenda territorit të Republikës së Kosovës”, tha MD-ja.

Tutje ministria tregoi që një kërkesë bashkëpunimi me Serbinë këta e kanë bërë qysh me 5 tetor 2023, përmes kanaleve të theksuara në piken 3 të marrëveshjes dypalëshe në fuqi.

Por, Serbia asnjëherë nuk është përgjigjur në kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Bashkëpunimi mes shteteve po thuhet se mund të bëhet veç më ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

Veçse arrestimi i Millan Radoiçiqit, mund të jetë situatë krejt e re.

Të paktën sipas kryetares së Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq. Ajo po pretendon se presidenti i Serbisë Alleksandar Vuciq e ka pranuar kushtin e presidentit francez Emmanuel Macron se për shkuarjen e tij në Serbi, duhet fillimisht të arrestohet Radoiçiqi.

Andaj, Trajkoviq tha se autoritetet e serbe po e përgatisin seriozisht arrestimin e Radoiçiqit, që përveç për sulmin në Banjskë, është kërkuar edhe për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.