Kurti: Në Kosovë, pabarazia gjinore thellohet nga mungesa e qasjes ekonomike

Kryeministri Albin Kurti  mori pjesë në konferencën përmbyllëse të Javës së Gruas, organizuar nga NDI me mbështetjen e USAID-it. Ai tha se asnjë qeveri nuk mund të pretendojë se ka një plan gjithëpërfshirës për shoqërinë pa adresuar barazinë gjinore, prandaj investimi në mirëqenien shoqërore në Kosovë, për këtë arsye, ka një efekt disproporcional për gratë. […]

Kurti: Në Kosovë, pabarazia gjinore thellohet nga mungesa e qasjes ekonomike
kurti:-ne-kosove,-pabarazia-gjinore-thellohet-nga-mungesa-e-qasjes-ekonomike

kurti:-ne-kosove,-pabarazia-gjinore-thellohet-nga-mungesa-e-qasjes-ekonomike

Kryeministri Albin Kurti  mori pjesë në konferencën përmbyllëse të Javës së Gruas, organizuar nga NDI me mbështetjen e USAID-it.

Ai tha se asnjë qeveri nuk mund të pretendojë se ka një plan gjithëpërfshirës për shoqërinë pa adresuar barazinë gjinore, prandaj investimi në mirëqenien shoqërore në Kosovë, për këtë arsye, ka një efekt disproporcional për gratë.

“Të drejtat e grave janë të drejta të njeriut”, është thënia e famshme, të cilën kryeministri Kurti e citoi gjatë fjalës së tij hyrëse, e për të cilën tha se “respektimi i këtyre të drejtave pasqyrohet në faktin ku vetë të qenit grua shpesh nënkupton një rrezik në vetvete dhe kur mbrohet e drejta e të qenit grua, shpesh mbrohet në relacion me anëtarë të tjerë të shoqërisë”.

“Në Kosovë, pabarazia gjinore thellohet nga mungesa e qasjes ekonomike, që është e lidhur ngushtë me barriera të tjera që kontribuojnë në shtypjen e grave në shoqëri”, deklaroi ai.

“Edukimi falas që kemi mundësuar dhe bursat që kryesisht u jepen vajzave e grave, sidomos në fushat STEM, si dhe punësimi i direkt 12 mijë grave në tri vitet e fundit – falë masave të punësimit, përfshirë edhe përmes platformës “Superpuna”, ku 51% e përfituesve janë gra – janë hapa të vlefshëm. Gjithashtu, vitet e fundit kanë shënuar një numër rekord grash në pozita vendimmarrëse në institucione publike, përfshirë ndërmarrjet publike, ku kemi katërfishuar pjesëmarrjen e tyre nga 10% në afër 45%”, tha kryeministri Kurti.