Osmani për takimin me fituesen e Nobelit, Nadia Murad: Bashkë në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Nadia Murad, aktiviste për të drejtat e njeriut dhe fituese e Çmimit Nobel për Paqe. Osmani për të ka thënë se Nadia Murad është një nga zërat më të guximshëm dhe të fuqishëm në luftën për drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale në kohë lufte. “Sot, […]

Osmani për takimin me fituesen e Nobelit, Nadia Murad: Bashkë në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
osmani-per-takimin-me-fituesen-e-nobelit,-nadia-murad:-bashke-ne-mbeshtetje-te-te-mbijetuarve-te-dhunes-seksuale-gjate-luftes

osmani-per-takimin-me-fituesen-e-nobelit,-nadia-murad:-bashke-ne-mbeshtetje-te-te-mbijetuarve-te-dhunes-seksuale-gjate-luftes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Nadia Murad, aktiviste për të drejtat e njeriut dhe fituese e Çmimit Nobel për Paqe.

Osmani për të ka thënë se Nadia Murad është një nga zërat më të guximshëm dhe të fuqishëm në luftën për drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale në kohë lufte.

“Sot, pata nderin ta mirëpres në Kosovë për t’u bashkuar në fuqizimin e zërave të të gjithë të mbijetuarve këtu dhe më gjerë”, ka shkruar Osmani në “X”, të enjten.

“Së bashku, vizituam të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, si dhe organizatat që punojnë ngushtë me ta. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë të mbijetuarve—gjithmonë”, ka thënë ajo.