Osmani takon ambasadorin e Suedisë, diskutojnë për integrimin euroatlantik

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë zhvillimet e sigurisë, si dhe raportet Kosovë-Suedi. Sipas njoftimit nga Presidenca, në takim u diskutua edhe për integrimin euroatlantik të Kosovës, me ç’rast Osmani theksoi rëndësinë e […]

Osmani takon ambasadorin e Suedisë, diskutojnë për integrimin euroatlantik
osmani-takon-ambasadorin-e-suedise,-diskutojne-per-integrimin-euroatlantik

osmani-takon-ambasadorin-e-suedise,-diskutojne-per-integrimin-euroatlantik

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë zhvillimet e sigurisë, si dhe raportet Kosovë-Suedi.

Sipas njoftimit nga Presidenca, në takim u diskutua edhe për integrimin euroatlantik të Kosovës, me ç’rast Osmani theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Suedisë në këtë drejtim.

“Duke qenë se Kosova është 100% e linjëzuar me politikat e BE-së si dhe duke marrë parasysh reformat e kryera në vend, në veçanti në fushën e sundimit të ligjit, presidentja potencoi domosdoshmërinë e vlerësimit të shteteve aspiruese, përfshirë Kosovën, bazuar në merita”, thuhet në njoftim.

Në takim poashtu u diskutua edhe për përpjekjet e Kosovës për avancimin e prezencës së saj ndërkombëtare, si dhe për hapat tutje sa i përket anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Presidentja Osmani dhe ambasadori Westerlund diskutuan edhe për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral midis Kosovës dhe Suedisë, përfshirë bashkëpunimin tregtar, investimet potenciale suedeze, bashkëpunimin në fushën e teknologjisë informative si dhe në fusha të tjera të interesit të dyanshëm.