Tahiri: Albin Kurti është një antiamerikan i dëshmuar e ka ‘rrëzuar Kosovën në dy gjunjtë’!

Deklaratat e kryeministrit Kurti për hapjen e ‘Urës së Ibrit’ sollën një reagim të fortë ndërkombëtar. Të njëjtit deklaruan se nuk duhet të ndërmerren veprime të pakoordinuara pasi mund të ketë pasoja dhe sjellë tensione Në Kosovë ‘zbarkoi’ pak ditë më parë drejtori i CIA-s, William Burns, që si duket përcolli mesazhe të qarta rreth […]

Tahiri: Albin Kurti është një antiamerikan i dëshmuar e ka ‘rrëzuar Kosovën në dy gjunjtë’!
tahiri:-albin-kurti-eshte-nje-antiamerikan-i-deshmuar-e-ka-‘rrezuar-kosoven-ne-dy-gjunjte’!

tahiri:-albin-kurti-eshte-nje-antiamerikan-i-deshmuar-e-ka-‘rrezuar-kosoven-ne-dy-gjunjte’!

Deklaratat e kryeministrit Kurti për hapjen e ‘Urës së Ibrit’ sollën një reagim të fortë ndërkombëtar.

Të njëjtit deklaruan se nuk duhet të ndërmerren veprime të pakoordinuara pasi mund të ketë pasoja dhe sjellë tensione

Në Kosovë ‘zbarkoi’ pak ditë më parë drejtori i CIA-s, William Burns, që si duket përcolli mesazhe të qarta rreth kësaj çështjeje.

Por, pa kaluar pak ditë nga kjo vizitë, Policia e Kosovës, njoftoi për mbylljen e institucioneve paralele në veri të vendit

Një deklaratë e fortë erdhi edhe nga Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën, Jim O’Brien.

Ai i bëri thirrje kryeministri Kurti që të konsultohet në lidhje me veprimet që ndërmerr dhe të mos e ndikojë negativisht partneritetin Kosovë-SHBA

“Siç e bëri të qartë ambasada e SHBA-së në Kosovë se SHBA-ja është e shqetësuar nga vazhdimi i veprimeve të pakoordinuara dhe provokuese të Qeverisë së Kosovës. Ne vlerësojmë punën e atyre, përfshirë EULEX-in dhe KFOR-in, të cilët parandalojnë dhunën dhe bëjnë thirrje për përmbajtje të vazhdueshme nga të gjithë të përfshirët dhe të prekurit. I bëjmë thirrje kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij që të konsultohen dhe të koordinohen me komunitetin ndërkombëtar dhe të ndërpresin veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë”, ka shkruar ai raporton Gazeta Blic.

Edhe gjatë ditës së sotme janë parë forca të shtuara të KFOR mbi Urën e Ibrit.

Çfarë pritet t’i sjellë Kosovës një qasje e tillë e kryeministrit Kurti ndaj SHBA-ve?

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, në një intervistë  tha se mos-kordinimi i Albin Kurtit me amerikanët e ka lënë veriun e vendit pa sovranitet.

Tahiri tha se Kurti është një antiamerikan i dëshmuar dhe se i njëjti i ka sjellë dështime Kosovës që nga koha kur erdhi në pushtet.

Ajo tha se Kurti do të largohet me turp nga pushteti.

“Moskoordinimi i Kurtit me amerikanët për veprimet e njëanshme në veri ka sjellë si dështim strategjik të tij duke e lënë veriun pa sovranitet ku nuk veprojnë as gjykatat e Kosovës e as komunat, hiq policisë e cila nuk është e plotë sepse nuk ka pjestarë të pakicës serbe. Kurti është një antiamerikan i dëshmuar që nga koha kur e mori pushtetitn, të cilin e mori me shumë premtime dhe solli shumë dështime”

“Pasojat për Kosovën do të zgjasin deri në largimin e Kurtit në zgjedhjet qe po vijnë. Kurti do të shkon me turp nga pushteti, e turpi më i madh është se nuk është sjell si pushtetar por si një figurë politike groteske, sepse sapo bën veprime të njëanshme në veri, kur po i vjen puna ngusht shkon feshurazi e lut amerikanet dhe KFOR-in që ta mbrojnë veriun

Tahiri tha se i njëjti e ka ‘rrëzuar Kosovën në dy gjunjtë’.

“Dështimet e Kurtit nuk kanë të ndalur mu sikur figurat e dominos, ai e ka rrrëzuar Kosovën në dy gjunjtë. Sot Kosova është e izoluar, e dëmtuar, e sulmuar dhe e ndëshkuar nga aleati kryesor, Amerika, e cila na bëri shtet të lirë dhe të pavarur duke përkrahur luftën tonë për pavarësi” tha Tahiri