Pacolli e kritikon Osmanin për deklaratat ndaj Stanos: Ju lutem, mos i mbyllni dyrët!

Ish-presidenti, Behgjet Pacolli ka kritikuar presidenten e shtetit, Vjosa Osmani, rreth kritikave që ajo i bëri në drejtim të zyrtarit të BE-së. “Pavarësisht se kush është dhe nga vjen zoti Stano, ai sot mban një post të rëndësishëm, shumë të rëndësishëm në influencimin (ndikimin) e opinionit ndërkombëtar, pro ose kundër Kosovës. Të quash deklaratat e […]

Pacolli e kritikon Osmanin për deklaratat ndaj Stanos: Ju lutem, mos i mbyllni dyrët!
pacolli-e-kritikon-osmanin-per-deklaratat-ndaj-stanos:-ju-lutem,-mos-i-mbyllni-dyret!

pacolli-e-kritikon-osmanin-per-deklaratat-ndaj-stanos:-ju-lutem,-mos-i-mbyllni-dyret!

Ish-presidenti, Behgjet Pacolli ka kritikuar presidenten e shtetit, Vjosa Osmani, rreth kritikave që ajo i bëri në drejtim të zyrtarit të BE-së.

“Pavarësisht se kush është dhe nga vjen zoti Stano, ai sot mban një post të rëndësishëm, shumë të rëndësishëm në influencimin (ndikimin) e opinionit ndërkombëtar, pro ose kundër Kosovës. Të quash deklaratat e tij RACISTE është një qëndrim që mund të ketë pasoja”.

postim i plotë

Po dyshoj se Presidentja Osmani, me fjalët dhe me gjuhën e saj populiste, duke ofenduar të tjerët, mund të kontribojë në zgjidhjen e problemeve në Kosovë. Pavarësisht se kush është dhe nga vjen zoti Stano, ai sot mban një post të rëndësishëm, shumë të rëndësishëm në influencimin (ndikimin) e opinionit ndërkombëtar, pro ose kundër Kosovës. Të quash deklaratat e tij RACISTE është një qëndrim që mund të ketë pasoja. Zoti Stano përfaqëson konkluzionet e Bashkimit Europian, me të cilin Kosova është e lidhur në mënyrë vitale.Nuk e di se çfarë do t’i sjellin deklarata të tilla Kosovës, por jam i sigurt që nuk do të sjellin asgjë të mirë, dhe si e tillë deklerata e presitentes mbetët vetëm një shprehje pseudo-patriotike, primitive, vetëm për konsum të brendshëm në qarqët e mbështetësve te juaj. Kjo gjë nuk është e mirë për një shtet modern dhe dinjitoz për çka ne pretendojmë.Siq e pamë, pas deklaratës së presidentes erdhi, prompt “paralajmerimi” se Kosova mund te mbetet e vetmuar.Ju lutem, mos i mbyllni dyrët, ato novoitet të mbetën të hapura!!