Parashikimi i motit për të premten

Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë pasditës pritet shtim i vranësirave, të cilat lokalisht apo në zona më të izoluara, pritet të sjellin rrebeshe kalimtare shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh. Këto reshje pritet të jenë kryesisht të përqëndruara në gjysmën e […]

Parashikimi i motit për të premten
parashikimi-i-motit-per-te-premten

parashikimi-i-motit-per-te-premten

Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë pasditës pritet shtim i vranësirave, të cilat lokalisht apo në zona më të izoluara, pritet të sjellin rrebeshe kalimtare shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Këto reshje pritet të jenë kryesisht të përqëndruara në gjysmën e epërme të Kosovës, duke mos përjashtuar mundësinë edhe në jugperëndim të vendit.

Era do fryjë nga veriperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 18-65 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 33 deri në 37°C.

Si pasojë e temperaturave të larta, këshillohet të keni kujdes nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore, njofton MeteoKosova. /Front Online/