6.8 euro rritje të pagës, Azemi: Kjo është tallja më brutale me qytetarin, i cili do të ua tregojë vendin me 9 shkurt 2025

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Visar Azemi ka reaguar pas njoftimit të ATK-së se të gjithë të punësuarit, qoftë në sektorin publik apo privat, do të paguajnë më pak tatim. Ai ka përmendur renditjen e Kosovës si vendin më të varfër në Evropë, rritjen e rrymës, e shtrejntimin e tatimit në pronë, pasi siq […]

6.8 euro rritje të pagës, Azemi: Kjo është tallja më brutale me qytetarin, i cili do të ua tregojë vendin me 9 shkurt 2025
6.8-euro-rritje-te-pages,-azemi:-kjo-eshte-tallja-me-brutale-me-qytetarin,-i-cili-do-te-ua-tregoje-vendin-me-9-shkurt-2025

6.8-euro-rritje-te-pages,-azemi:-kjo-eshte-tallja-me-brutale-me-qytetarin,-i-cili-do-te-ua-tregoje-vendin-me-9-shkurt-2025

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Visar Azemi ka reaguar pas njoftimit të ATK-së se të gjithë të punësuarit, qoftë në sektorin publik apo privat, do të paguajnë më pak tatim.

Ai ka përmendur renditjen e Kosovës si vendin më të varfër në Evropë, rritjen e rrymës, e shtrejntimin e tatimit në pronë, pasi siq thotë Azemi, Qeveria e Kosovës është duke u tallur me qytetarët e saj, transmeton Front Online.

“Matjet sipas World of Statistics, e nxjerrin Kosovën vendin më të varfër në Evropë pas Ukrainës që është në luftë. Çmimi i rrymës është rritur 100% e po ngriten aktakuza ndaj atyre që keqpërdorën me të. Po ashtu tatimi në pronë është shtrenjtuar 100%. Shporta e qytetarit sot kushton 50% më shumë. E në krejt këtë realitet, Qeveria e Kosovës po krekoset me rritje të pagave për 6 euro e 80 centë. Kjo është tallja më brutale me qytetarin, i cili do të ua tregojë vendin me 9 shkurt 2025”, ka shkruar Azemi./Front Online/

Postim i plotë: