Pas sulmit në Poltava, Rusia nuk ndalet, godet sërish Ukrainën

E gjithë Ukraina është vënë në alarm ajror mes një vale të re të sulmeve ruse gjatë natës. Një ditë më parë 51 persona u vranë në qytetin e Poltava. Ndërkohë sulmet e fundit vranë tre persona dhe plagosën 25 të tjerë në qytetin perëndimor të Lviv. Shpërthime u dëgjuan mbi kryeqytetin Kiev, ndërsa mbrojtja [...]Read More...

Pas sulmit në Poltava, Rusia nuk ndalet, godet sërish Ukrainën

E gjithë Ukraina është vënë në alarm ajror mes një vale të re të sulmeve ruse gjatë natës. Një ditë më parë 51 persona u vranë në qytetin e Poltava.

Ndërkohë sulmet e fundit vranë tre persona dhe plagosën 25 të tjerë në qytetin perëndimor të Lviv.

Shpërthime u dëgjuan mbi kryeqytetin Kiev, ndërsa mbrojtja ajrore synonte raketat ruse.

Sipas mediave të huaja pesë persona thuhet se u plagosën pasi banesat u goditën në qytetin e Kryvyy Rih.

Sulmet ruse nuk u ndalën edhe pas një numri të lartë viktimash, përfshirë edhe ushtarë – gjatë bombardimeve në Poltava të martën, cilësuar si një nga sulmet më vdekjeprurëse ruse.

/abcnews.al/