Përballja e parë Harris-Trump/ Xharra: Gjithçka shkon në favor të kandidates demokrate. Çështja e abortit, vendimtare

Gazetarja Arbana Xharra në një lidhje të drejtpërdrejtë për ABC News, komentoi debatin e parë mes ish-presidentit Donald Trump dhe Kamala Harris për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Ajo u shpreh se gjithçka shkon në favor të kandidates demokrate, ndërsa shtoi se Harris kërkoi një tjetër debat me ish-presidentin. Në lidhje me Trump, Xharra [...]Read More...

Përballja e parë Harris-Trump/ Xharra: Gjithçka shkon në favor të kandidates demokrate. Çështja e abortit, vendimtare

Gazetarja Arbana Xharra në një lidhje të drejtpërdrejtë për ABC News, komentoi debatin e parë mes ish-presidentit Donald Trump dhe Kamala Harris për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Ajo u shpreh se gjithçka shkon në favor të kandidates demokrate, ndërsa shtoi se Harris kërkoi një tjetër debat me ish-presidentin.

Në lidhje me Trump, Xharra u shpreh se ai po përballet me të shkuarën, akuzat dhe skandalet.

Sipas gazetares, çështja e abortit mund të jetë vendimtare për zgjedhjet presidenciale.

Mediat e djathta u shprehën se Trump nuk ishte i përgatitur. Harris pati një plan më konkret. Demokratja e pa që ishte në avantazh dhe ndaj kërkon një tjetër debat, pasi kjo i sjell popullaritet. Edhe gjenerata re po i jep mbështetje. Është në avantazh edhe për shkak të kaluarës së saj, ndërsa Trump me skandalet e tij.

Ka një ekip fenomenal pas Harris, çdo gjë kalon në favor të saj, Trump ka provuar të përqeshë mënyrën sesi duket, nuk ka pasur ku të kapej. Harris ishte e përgatitur, argumentet e saj ishin të shumta. Tema e abortit është kyçe dhe mund të jetë vendimtare.

Këngëtarja Taylor Swift doli me sqarim dje që mbështet Harris, pasi më parë u publikuan artikuj se mbështeste Trump. Swift ka ndikim shumë të madh tek miliona votues amerikanë”, tha gazetarja.