Përurohet shtatorja e Skënderbeut në Horë të Arbëreshëve

Këtë të premte arbëreshët e Italisë kanë festuar Ditën e Themelimit të vendbanimit të tyre, pasardhësit e bashkëluftëtarëve të Skënderbeut, manifestojnë me krenari rrënjët e tyre që i lidhin me vendin amë, Shqipërinë. Në këtë festë, në mesin e arbëresheve do të jetë në bronz edhe heroi Gjergj Kastrioti. Në këtë 500-vjetor në Sicili arbëreshëve […] The post Përurohet shtatorja e Skënderbeut në Horë të Arbëreshëve appeared first on Albinfo.

Përurohet shtatorja e Skënderbeut në Horë të Arbëreshëve

Këtë të premte arbëreshët e Italisë kanë festuar Ditën e Themelimit të vendbanimit të tyre, pasardhësit e bashkëluftëtarëve të Skënderbeut, manifestojnë me krenari rrënjët e tyre që i lidhin me vendin amë, Shqipërinë.

Në këtë festë, në mesin e arbëresheve do të jetë në bronz edhe heroi Gjergj Kastrioti.

Në këtë 500-vjetor në Sicili arbëreshëve iu është bashkuar edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali.

“Bustet dhe emri i Skënderbeut i japin hijeshi  shesheve dhe rrugëve në Tiranë, Prishtinë, Romë, Gjenevë, Zyrih, Paris, Londër, Bruksel, Budapest, Shkup e madje edhe në Miçigan e Çikago, në Shtetet e Bashkuara. Tani Gjergji vjen në bronz si shenjt mbrojtës dhe monument kujtese edhe në qytetin tuaj si për të na kujtuar ne të gjithëve, që na bashkon një “gjuhë e një gjak”, se secili nga ne sot, e fëmijët tanë nesër, do të jemi po secili një gur në piedestalin e pavdekshëm të Kastriotit tonë”, tha Spiropali, teksa u zbulua shtatorja e Gjergj Kastriotit.

Aktivitetet në Horën e Arbëreshëve janë të shumta këto ditë.

 

The post Përurohet shtatorja e Skënderbeut në Horë të Arbëreshëve appeared first on Albinfo.