Suedia do të paguajë emigrantët që të largohen, skemë vullnetare riatdhesimi

Suedia mund të zgjerojë një program në të cilin emigrantët që kanë vështirësi për t’u integruar në shoqëri inkurajohen të largohen, sipas një propozimi të dorëzuar tek Ministrja e Emigracionit Maria Malmer Stenergaard. E ashtëquajtura skema e “riatdhesimit vullnetar”, sipas medias ruse Russia Today, u ofron refugjatëve dhe emigrantëve një shumë prej 10,000 korona suedeze […] The post Suedia do të paguajë emigrantët që të largohen, skemë vullnetare riatdhesimi appeared first on Albinfo.

Suedia do të paguajë emigrantët që të largohen, skemë vullnetare riatdhesimi

Suedia mund të zgjerojë një program në të cilin emigrantët që kanë vështirësi për t’u integruar në shoqëri inkurajohen të largohen, sipas një propozimi të dorëzuar tek Ministrja e Emigracionit Maria Malmer Stenergaard.

E ashtëquajtura skema e “riatdhesimit vullnetar”, sipas medias ruse Russia Today, u ofron refugjatëve dhe emigrantëve një shumë prej 10,000 korona suedeze (rreth 960 dollarë) për të rritur dhe 5,000 për fëmijë, plus shpenzimet e udhëtimit, nëse ata pranojnë të largohen nga vendi.

Por një komision hetimor rekomandoi së fundi, nga sa pohon e njëjta media, zgjerimin e këtij programi për të përfshirë aty jo vetëm personat me leje të përkohshme qëndrimi, por edhe shtetas suedezë të natyralizuar dhe anëtarë të familjeve të tyre. Raporti sugjeron gjithashtu zbatimin e një kërkese llogarie për ata që i morën paratë, por nuk u larguan.

Nga ana tjetër, ai hedh poshtë propozimin për të rritur shumën, për shkak të shqetësimeve se kjo mund të dërgojë “sinjalin e gabuar” për emigrantët se ata “nuk konsiderohen të mirëpritur”.

The post Suedia do të paguajë emigrantët që të largohen, skemë vullnetare riatdhesimi appeared first on Albinfo.