Podujevë: Gjenden mbetje mortore që dyshohet se i përkasin luftës së fundit
Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, të premten ka njoftuar se në varrezat afër Tjegullores në Podujevë kanë gjetur mbetjet mortore të një individi që dyshohet se i përket listës së personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Haxhiu ka bërë të ditur se për […] The post Podujevë: Gjenden mbetje mortore që dyshohet se i përkasin luftës së fundit appeared first on Albinfo.
Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, të premten ka njoftuar se në varrezat afër Tjegullores në Podujevë kanë gjetur mbetjet mortore të një individi që dyshohet se i përket listës së personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Haxhiu ka bërë të ditur se për gjetjet e këtyre mbetjeve janë angazhuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, EULEX-i dhe Policia e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Haxhiu ka thënë se gërmimet janë duke vazhduar ende në kërkim edhe të individëve të tjerë teksa mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.
The post Podujevë: Gjenden mbetje mortore që dyshohet se i përkasin luftës së fundit appeared first on Albinfo.