Policia e Maqedonisë së Veriut në kërkim të 14 vjeçares e cila iku pas një problemi me prindin

Ministria për Punë të Brendshme ka marrë masa për gjetjen e vajzës së humbur nga Ilindeni, raporton 360 shkallë, përcjell Portalb.mk. Kur ka ikur nga shtëpia, dje rreth orës 18, Klara ishte e veshur me pantallona të zeza të shkurta. Ajo kishte të veshur gjithashtu edhe fanellë të zezë me mbishkrime dhe atlete të zeza […]

Policia e Maqedonisë së Veriut në kërkim të 14 vjeçares e cila iku pas një problemi me prindin
Policia e RMV-së, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ministria për Punë të Brendshme ka marrë masa për gjetjen e vajzës së humbur nga Ilindeni, raporton 360 shkallë, përcjell Portalb.mk. Kur ka ikur nga shtëpia, dje rreth orës 18, Klara ishte e veshur me pantallona të zeza të shkurta.

Ajo kishte të veshur gjithashtu edhe fanellë të zezë me mbishkrime dhe atlete të zeza dhe ngjyrë hiri. Gjatësia e saj është rreth 165 cm, masa 56 kg, ndërsa sytë ngjyrë kafe-gjelbër.

Fillimisht përpjekjet për gjetjen e saj kishin filluar përmes rrjeteve sociale, ndërsa kësaj nisme pastaj i është bashkuar edhe Policia e Maqedonisë së Veriut.

Rasti ishte paraqitur në Polici dje në orës 23:45 nga prindi 33 vjeçar I.T., e cila kishte treguar se vajza 14 vjeçare K.R. është larguar nga shtëpia rreth orës 18, duke theksuar se vajza ka edhe probleme shëndetësore.

Në raport theksohet se vajza K.R. paraprakisht ka pasur një sherr me I.R.