Policia gjermane jep detaje rreth sulmit me thikë, pas arrestimit të një 15-vjeçari

Policia gjermane ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me sulmin me thikë në Solingen. Në konferencën për media, policia ka njoftuar se i arrestuar është një 15-vjeçar, teksa nuk është përjashtuar mundësia që motiv i sulmit të ketë qenë terrorizmi. Tutje u bë e ditur se nuk do të publikohen të dyshuarit, teksa […] The post Policia gjermane jep detaje rreth sulmit me thikë, pas arrestimit të një 15-vjeçari appeared first on Albinfo.

Policia gjermane jep detaje rreth sulmit me thikë, pas arrestimit të një 15-vjeçari

Policia gjermane ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me sulmin me thikë në Solingen.

Në konferencën për media, policia ka njoftuar se i arrestuar është një 15-vjeçar, teksa nuk është përjashtuar mundësia që motiv i sulmit të ketë qenë terrorizmi.

Tutje u bë e ditur se nuk do të publikohen të dyshuarit, teksa të lënduarit nga sulmi kanë thënë se nuk e kanë njohur më herët të dyshuarin, transmeton albinfo.ch.

“Një sërë masash policore janë duke u ndërmarrë, përfshirë kërkime në disa lokacione”, thuhet në deklaratën e Policisë, raportoi BBC.

I arrestuari dyshohet se ka ditur për sulmin paraprakisht dhe nuk e ka raportuar.

Tashmë është konfirmuar se tre personat e vrarë janë një 67-vjeçar, një 56-vjeçar dhe një grua 56-vjeçare. Tetë persona janë lënduar, katër prej tyre në rrezik.

The post Policia gjermane jep detaje rreth sulmit me thikë, pas arrestimit të një 15-vjeçari appeared first on Albinfo.