Presidenti i Finlandës: Ukraina ka çdo të drejtë të pushtojë rajonin e Kurskut

Presidenti i Finlandës, Aleksandar Stubb, tha këtë të mërkurë se Ukraina ka çdo të drejtë të pushtojë rajonin e Kurskut, pasi Rusia bombardon rregullisht Kievin dhe ka pushtuar zona të mëdha të atij vendi. “Ne nuk shohim asnjë arsye për të kufizuar aktivitetet e ukrainasve,” deklaroi Stub në një konferencë shtypi. Ai tha gjithashtu se [...]Read More...

Presidenti i Finlandës: Ukraina ka çdo të drejtë të pushtojë rajonin e Kurskut

Presidenti i Finlandës, Aleksandar Stubb, tha këtë të mërkurë se Ukraina ka çdo të drejtë të pushtojë rajonin e Kurskut, pasi Rusia bombardon rregullisht Kievin dhe ka pushtuar zona të mëdha të atij vendi.

Ne nuk shohim asnjë arsye për të kufizuar aktivitetet e ukrainasve,” deklaroi Stub në një konferencë shtypi.

Ai tha gjithashtu se Ukraina mund të përdorë armët e furnizuara nga Finlanda në territorin rus.

Ne nuk kemi asnjë kufizim në lidhje me çfarë lloj armësh dhe në çfarë mënyre mund t’i përdorë ato. Pika fillestare për gjithçka është që Ukraina ka të drejtën e plotë për të mbrojtur veten brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar,” shtoi presidenti finlandez./abcnews.al