Presidentja Osmani e Infantino flasin për mbështetjen e futbollit kosovar

​ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, në Paris, ku diskutuan për përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe mbështetjen e futbollit të Kosovës, përcjell albinfo.ch. Takimin me Osmanin, presidenti i FIFA-s e ka cilësuar si privilegj, duke thënë se ky institucion e mbështet FFK-në. “Ne folëm se si futbolli […] The post Presidentja Osmani e Infantino flasin për mbështetjen e futbollit kosovar appeared first on Albinfo.

Presidentja Osmani e Infantino flasin për mbështetjen e futbollit kosovar

​ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, në Paris, ku diskutuan për përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe mbështetjen e futbollit të Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Takimin me Osmanin, presidenti i FIFA-s e ka cilësuar si privilegj, duke thënë se ky institucion e mbështet FFK-në.

“Ne folëm se si futbolli mund t’i bashkojë njerëzit dhe kemi plane për të vazhduar përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë, e cila do të mbështesë lojtarët e rinj të talentuar të vendit në realizimin e potencialit të tyre”, thuhet në reagimin e tij në rrjetin social Instagram.

Infantino kujtoi vizitën e tij në Kosovë në vitin 2022.

 

The post Presidentja Osmani e Infantino flasin për mbështetjen e futbollit kosovar appeared first on Albinfo.