Presidentja zvicerane pro pritjes së Lojërave Olimpike Dimërore 2038

Presidentja zvicerane, Viola Amherd nuk përjashton mundësinë e pritjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Zvicër në vitin 2038. Megjithatë, ato duhet të jenë të qëndrueshme dhe të zhvillohen në një shkallë më të vogël, tha ajo të premten në Maison Suisse në Paris, përcjell albinfo.ch. Ajo u shprehu urimet më të mira sportistëve zviceranë në […] The post Presidentja zvicerane pro pritjes së Lojërave Olimpike Dimërore 2038 appeared first on Albinfo.

Presidentja zvicerane pro pritjes së Lojërave Olimpike Dimërore 2038

Presidentja zvicerane, Viola Amherd nuk përjashton mundësinë e pritjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Zvicër në vitin 2038.

Megjithatë, ato duhet të jenë të qëndrueshme dhe të zhvillohen në një shkallë më të vogël, tha ajo të premten në Maison Suisse në Paris, përcjell albinfo.ch.

Ajo u shprehu urimet më të mira sportistëve zviceranë në Lojërat Olimpike të Parisit. Me 128 pjesëmarrës, delegacioni zviceran është më i madhi që nga Lojërat Verore të vitit 1984 në Los Anxhelos.

Si ministre e Sportit dhe Mbrojtjes, ajo kujtoi bashkëpunimin e ngushtë mes Forcave të Armatosura dhe sportit. Në Lojërat Verore 2020 në Tokio, pjesëtarët e forcave të armatosura fituan më shumë se gjysmën e 13 medaljeve rekord për Zvicrën, raporton swissinfo.

Amherd është në Paris deri të dielën, do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes dhe synon të marrë pjesë në garat e tenisit, notit dhe skermës.

The post Presidentja zvicerane pro pritjes së Lojërave Olimpike Dimërore 2038 appeared first on Albinfo.