Pse vjen era e keqe në sallat kirurgjike? – Flet Taravari

Ministri i shëndetësisë Taravari pranoi se sipas informacioneve të deritanishme që ai ka, ende jo zyrtarisht, era e keqe në sallat kirurgjike vjen për shkak të një përqendrimit të vogël The post Pse vjen era e keqe në sallat kirurgjike? – Flet Taravari appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Pse vjen era e keqe në sallat kirurgjike? – Flet Taravari

Ministri i shëndetësisë Taravari pranoi se sipas informacioneve të deritanishme që ai ka, ende jo zyrtarisht, era e keqe në sallat kirurgjike vjen për shkak të një përqendrimit të vogël të formaldehidit, shkruan Alsat.

Megjithatë, ai sërish theksoi nuk e ka marrë ende procesverbalin ose raportin e kompanisë gjermane të angazhuar për hetimin e rastit, ndërsa shtoi, sikurse disa ditë më parë, se puna për operacionet do të ndahet në bashkëpunim me spitalin e Qytetit dhe atë “8 shtatori”.

Formaldehidi nëse thithet mund të shkaktojë acarim të rrugëve të frymëmarrjes, bronkospazëm dhe edemë pulmonare. Në raste të sasive të mëdha, mund të shkaktojë helmim të rëndë sistemi, dhe madje, për formaldehidin nuk ka as antidot.

“Ka informacione të caktuara se është gjetur, si të them, një përqendrim i vogël i formaldehidit, megjithatë zyrtarisht akoma nuk kam marrë informacion. Ne tashmë punojmë për blerje të re, për stacione tërësisht të reja të kompresorit, dhe instalim tërësisht të ri. Mendoj dhe shpresoj që sa më shpejtë ta zgjidhim këtë problem. Të mos flasim më për tema të tilla, që janë vërtetë të pakëndshme për të gjithë qytetarët, sepse krijojmë pasiguri te pacientët. Tani për tani sallat kirurgjike në qendrën klinike, më shumë se gjysma funksionojnë dhe shpresoj se ashtu do të vazhdojmë. Akoma në ministrinë e shëndetësisë nuk ka arritur një informacion zyrtar. Gjithçka që them do të jetë joformale, jo e saktë, e pasigurt”, tha ministri Taravari./ Alsat.mk

The post Pse vjen era e keqe në sallat kirurgjike? – Flet Taravari appeared first on Flaka, në çdo lajm... .