Kallëzim penal ndaj Bekteshit – Reagon VMRO-ja dhe BDI-ja

Policia kallëzon penalisht ish ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi mbi dyshimet për “pengim të drejtësisë” lidhur me një porosi të tij dërguar më 8 maj ndaj kryeshefit të Sektorit për The post Kallëzim penal ndaj Bekteshit – Reagon VMRO-ja dhe BDI-ja appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Kallëzim penal ndaj Bekteshit – Reagon VMRO-ja dhe BDI-ja

Policia kallëzon penalisht ish ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi mbi dyshimet për “pengim të drejtësisë” lidhur me një porosi të tij dërguar më 8 maj ndaj kryeshefit të Sektorit për Punë të Brendshme në Ohër, shkruan Alsat.

Për veprën që dyshohet Bekteshi rrezikon gjobë ose dënim me burg. Sipas policisë, më 7 maj janë evidentuar dy vepra penale: keqpërdorimi i të dhënave personale dhe fotografim i fletëvotimit. Bekteshi shpalosi porosinë që ia ka dërguar kryeshefit të policisë. “Ju lumtë. Të fortë jeni! Duhet të ju vij turp të merreni me njerëz të rinj”.

VMRO-DPMNE-ja përshëndeti qëndrimin e Bekteshit që sipas tyre e pranoi publikisht presionin ndaj policisë dhe kërkon nga Prokuroria Publike të vendon në vërtetimin e veprës penale.

“Çka janë për Bekteshin njerëz të rijnë? A janë ato persona nga 18 deri në 30 vjeç dhe a duhet të mos ndiqen nëse kanë bërë kundërvajtje ose kanë bërë vepër penale. Çfarë porosie u dërgon Bekteshi të rinjve? BDI në vend që të lazdrohet nëpër media, më mirë do të jetë që të distancohen nga të tillët si Bekteshi”, thonë nga VMRO-DPMNE.

BDI e ka cilësuar këtë veprim të policisë si dhunë të orkestruar politike.

“Dënojmë “gjuetinë politike të shtrigave” të motivuar politikisht që ka në shënjestër ish-Ministrin tonë të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe BDI-në si organizatë politike. Akuzat e pabaza për “pengim të drejtësisë” të ngritura kundër tij janë të fundit në një seri akuzash dhe kërcënimesh të pabazuara që synojnë diskreditimin e partisë sonë dhe përfaqësuesve të saj”, thanë nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti nuk deshi të komenton kallëzimin penal ndaj Beksteshit, por tha shkurt se me të duhet të merren organet e rendit. Bekteshi në zgjedhjet parlamentare ishte koordinator i Frontit Evropian në Njësinë Zgjedhore numër 5.

Vepra për të cilën policia ngrit dyshimet për presion, sipas dikasterit të Brendshëm ka ndodhur në ditën e heshtjes zgjedhore, përkatësisht në ditën kur kanë votuar të burgosurit dhe personat e regjistruar me sëmundje kronike apo të palëvizshmit./ Alsat.mk

The post Kallëzim penal ndaj Bekteshit – Reagon VMRO-ja dhe BDI-ja appeared first on Flaka, në çdo lajm... .