Qeveria e RMV-së e shkarkoi Vërzivollin nga posti revizore kryesore për revizion të fondeve IPA

Qeveria e shkarkoi Afrona Vërzivollin, e cila ishte e emëruar ushtruese detyre revizore kryesore e Trupit revizor për revizion të Instrumentit për ndihmë parainkuadruese për shkak të mospasjes së licencës për revizore. Në vendin e saj është emëruar Arben Ramadani, njofton Portalb.mk. Nga Qeveria informojnë se Ramadani është revizor i pavarur në Sektorin për avancim […]

Qeveria e RMV-së e shkarkoi Vërzivollin nga posti revizore kryesore për revizion të fondeve IPA
Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Qeveria e shkarkoi Afrona Vërzivollin, e cila ishte e emëruar ushtruese detyre revizore kryesore e Trupit revizor për revizion të Instrumentit për ndihmë parainkuadruese për shkak të mospasjes së licencës për revizore. Në vendin e saj është emëruar Arben Ramadani, njofton Portalb.mk.

Nga Qeveria informojnë se Ramadani është revizor i pavarur në Sektorin për avancim të revizionit. Ka marrë pjesë në përpunimin e dokumentave strategjik, planeve strategjike afatshkurtëra dhe afat gjate lidhur me zhvillimin e Trupit revizor dhe revizionit dhe e ndjek zbatimin dhe kryen ndjekje të zbatimit të tyre. Ka punuar edhe si revizor suprem në Sektorin për revizin të sferës IPA.

Për ushtrues detyre zëvendës i revizorit kryesor është emëruar Ivan Ignjatov. Ai është doktor i shkencave ekonomike me temë “Zhvillimi i sistemit për revizion dhe kontroll për përdorim efikas të fondeve të BE-së”.

Qeveria dje informoi se do ta shkakrojë Vërzivollin pasi që nga Delegacioni i BE-së në Shkup paralajmëruan se do ta hetojnë këtë emërim pasi që ajo nuk posedon licencë për revizor. Nga Koalicioni “Vlen” prej nga edhe vjen ky propozim për emërim, dje kumtuan se para disa ditësh e kanë tërhequr emërimin e Afrona Vërzivollit si revizore e fondeve IPA.