Publikohen pamje se si falsifikoheshin monedhat 2 euro, arrestohet një shtetas maqedon

Autoritetet e Kosovës dhe ato të Maqedonisë së Veriut e kane arrestuar një shtetas maqedon i cili dyshohet për prodhimin dhe shpërndarjen e parave të falsifikuara me prerje metalike prej 2 Euro. Për të njëjtin rast në Maqedoninë e Veriut janë kryer kontrolle në tri lokacione. “Gjatë kontrollit u sekuestruan makineri për prodhimin e parave […] The post Publikohen pamje se si falsifikoheshin monedhat 2 euro, arrestohet një shtetas maqedon appeared first on Albinfo.

Publikohen pamje se si falsifikoheshin monedhat 2 euro, arrestohet një shtetas maqedon

Autoritetet e Kosovës dhe ato të Maqedonisë së Veriut e kane arrestuar një shtetas maqedon i cili dyshohet për prodhimin dhe shpërndarjen e parave të falsifikuara me prerje metalike prej 2 Euro.

Për të njëjtin rast në Maqedoninë e Veriut janë kryer kontrolle në tri lokacione.

“Gjatë kontrollit u sekuestruan makineri për prodhimin e parave të falsifikuara me prerje metalike 2 (dy) Euro, shabllone parash dhe materiale të tjera për prodhimin e monedhave të falsifikuara, duke përfshirë të gjithë lëndën e parë të prodhimit të tyre”, thuhet në njoftimin e përbashkët të autoriteteve të Kosovës dhe atyre të Maqedonisë së Veriut.

Me aktvendim të prokurorit të rastit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, shtetasi maqedonas është ndaluar përkohësisht për 48 orë dhe ndaj tij në afat ligjor do të parashtrohet kërkesë në gjykatë për caktimin e masës për sigurimin e prezencës së tij në procedurë.

The post Publikohen pamje se si falsifikoheshin monedhat 2 euro, arrestohet një shtetas maqedon appeared first on Albinfo.