Shoqatat nga Austria ndihmojnë personat me aftësi të kufizuara në Gjilan

Shoqata HIKöDe nga Austria përmes një donacioni të cilat i janë dedikuar OJQ-së Handikos në Gjilan ka dhuruar pajisje medicinale për këtë kategori të shoqërisë. Procedurat e nevojshme administrative dhe profesionale të pranim-dorëzimit të donacionit, janë kryer përmes Zyrës së Kryetarit Alban Hyseni dhe Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, njofton komuna e Gjilanit. Ndër […] The post Shoqatat nga Austria ndihmojnë personat me aftësi të kufizuara në Gjilan appeared first on Albinfo.

Shoqatat nga Austria ndihmojnë personat me aftësi të kufizuara në Gjilan

Shoqata HIKöDe nga Austria përmes një donacioni të cilat i janë dedikuar OJQ-së Handikos në Gjilan ka dhuruar pajisje medicinale për këtë kategori të shoqërisë.

Procedurat e nevojshme administrative dhe profesionale të pranim-dorëzimit të donacionit, janë kryer përmes Zyrës së Kryetarit Alban Hyseni dhe Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, njofton komuna e Gjilanit.

Ndër të tjera, donacioni përfshin karroca për invalidë, shtretër mekanikë, dyshekë për shtretër dhe karrika toaleti.

“Falenderojmë shoqatën HIKöDe për mbështetjen dhe ndihmën e çmuar për qytetarët e komunës sonë”, thuhet në njoftim.

The post Shoqatat nga Austria ndihmojnë personat me aftësi të kufizuara në Gjilan appeared first on Albinfo.