Putin: Po rimarrim kontrollin e Kursk. Ofensiva ukrainase dështoi

Ofensiva ukrainase në rajonin e Kursk ka dështuar, pasi ushtria ruse vazhdon të përparojë në rajonin e Donetsk, tha Vladimir Putin. Gjatë një vizite në rajonin e Tuvës, Putin tha se forcat ruse po rimarrin territorin në Kursk. Përveç kësaj, presidenti rus akuzoi Perëndimin për persekutimin e hapur të gazetarëve rusë në një intervistë të [...]Read More...

Putin: Po rimarrim kontrollin e Kursk. Ofensiva ukrainase dështoi

Ofensiva ukrainase në rajonin e Kursk ka dështuar, pasi ushtria ruse vazhdon të përparojë në rajonin e Donetsk, tha Vladimir Putin.

Gjatë një vizite në rajonin e Tuvës, Putin tha se forcat ruse po rimarrin territorin në Kursk.

Përveç kësaj, presidenti rus akuzoi Perëndimin për persekutimin e hapur të gazetarëve rusë në një intervistë të botuar të hënën, disa ditë pasi Moska ndaloi hyrjen e gazetarëve amerikanë.

Komentet e presidentit rus erdhën pasi Moska të mërkurën ndaloi 92 shtetas amerikanë, përfshirë gazetarë, avokatë dhe drejtues të industrisë së mbrojtjes, të hyjnë në territorin rus për shkak të asaj që ajo e përshkroi si qëndrim rusofobik të Uashingtonit.

/abcnews.al