Qehaja: Qeveria të financojë për studime jashtë vendit por me kufuzim për t’u rikthyer dhe kontribuar në vend

Eksperti i Arsimit nga Instituti i Arsimit “EdGuard”, Rinor Qehaja thotë për “Front Online” se Studentët e diplomuar jashtë vendit janë vlerë e shtuar për tregun e punës me shpresën e mirë që sjellin përvoja që nxisin për ndryshime. “Studentët e diplomuar jashtë vendit janë vlerë e shtuar për tregun e punës me shpresën e […]

Qehaja: Qeveria të financojë për studime jashtë vendit por me kufuzim për t’u rikthyer dhe kontribuar në vend
qehaja:-qeveria-te-financoje-per-studime-jashte-vendit-por-me-kufuzim-per-t’u-rikthyer-dhe-kontribuar-ne-vend

qehaja:-qeveria-te-financoje-per-studime-jashte-vendit-por-me-kufuzim-per-t’u-rikthyer-dhe-kontribuar-ne-vend


Eksperti i Arsimit nga Instituti i Arsimit “EdGuard”, Rinor Qehaja thotë për “Front Online” se Studentët e diplomuar jashtë vendit janë vlerë e shtuar për tregun e punës me shpresën e mirë që sjellin përvoja që nxisin për ndryshime.

“Studentët e diplomuar jashtë vendit janë vlerë e shtuar për tregun e punës me shpresën e mirë që sjellin përvoja që nxisin për ndryshime”, theksoi ai.

Eksperti i arsimit thotë se Qeveria duhet t’i përkrahë me financim studimet jashtë vendit, por me kushtin që ata të kthehen e kontribuojnë në vend.

“Është shume e rëndësishme që Qeveria të ofrojë përkrahje të vazhdueshme në financim për studimet jashtë vendit në top universitete, gjithherë, me kufizimin për t’’u rikthyer në vend. Mirëpo përtej studimeve universitare, padyshim, me rëndësisë për profile te caktuara duhet të jene programe të praktikave profesionale jasht vendit”, 
deklaroi ai.

Në fund, Qehaja thotë se tregu i punës kërkon të diplomuar që kanë shkathtësi dhe aftësi të cilët gjenerojnë në ekonomi.

“Tregu i punës më nuk është në kërkim të të diplomuarve me përvojë akademike vetëm, por mbi të gjitha me të diplomuar që kanë shkathtësi dhe aftësi të cilat gjenerojnë ekonomi”, tha Qehaja për Front Online.