Racizëm ndaj Bebe Rexhës/ I foli shqip punonjësit në aeroport, nuk lejohet të fluturojë

Bebe Rexha ka perjetuar racizem ne aeroportin e Mynihut. Ne disa video te publikuara ne Instagram, kengetarja shqiptare mes lotesh rrefen situaten e cilesuar prej saj si traumatike dhe abuzuese pasi nje punonjes i sigurimit ne aeroport e ka kercenuar dhe nuk e ka lejuar te fluturoje ne udhetimin e prenotuar. Rexha ka rrefyer se [...]Read More...

Racizëm ndaj Bebe Rexhës/ I foli shqip punonjësit në aeroport, nuk lejohet të fluturojë

Bebe Rexha ka perjetuar racizem ne aeroportin e Mynihut. Ne disa video te publikuara ne Instagram, kengetarja shqiptare mes lotesh rrefen situaten e cilesuar prej saj si traumatike dhe abuzuese pasi nje punonjes i sigurimit ne aeroport e ka kercenuar dhe nuk e ka lejuar te fluturoje ne udhetimin e prenotuar.

Rexha ka rrefyer se teksa kerkonte te merrte bileten e udhetimit me kompanine lufthansa, ka kerkuar informacion te nje supervisor i fluturimit dhe duke menduar se ai ishte shqiptar i ka folur atij ne shqip. Ky i fundit, sipas Bebe Rexhes, eshte zemeruar dhe i ka ndaluar marrjen e biletes dhe per pasoje embarkimin ne avion.

Artistja udhetonte prej Riadit të Arabisë Saudite, si e ftuar në festivalin ‘MDL Beast’, dhe ishte në rrugën e saj duke u kthyer për në shtëpi, në Los Angeles, nepermjet tranzitit ne Mynih te Gjermanise.

“Unë besoj se ky është një akt urrejtjeje ndaj meje sepse jam shqiptare. Ai nuk më lejoi të marr emrin e tij. Vazhdonte të më abuzonte mendërisht për të më bërë të ndihem se ishte më i fuqishëm se sa ishte në të vërtetë. Asnjë nga gratë në Lufthansa nuk ndërhyri apo nuk tha diçka. Ai nuk do të më jepte emrin e tij, por zbulova se punon për ATSG, një kompani shërbimesh për kontrollin e dokumenteve e punësuar nga Lufthansa”, ka rrefyer artistja ne instastory./abcnews.al