Linja ajrore shet aksidentalisht biletat e klasit të parë me 85 përqind zbritje

Linja ajrore “Qantas Airways” shiti aksidentalisht biletat e klasit të parë për një fluturim drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për më pak se 3300 dollarë, ose me një zbritje prej 85 për qind. Më 22 gusht, pasagjerët morën 300 bileta brenda tetë orëve, njoftoi këtë të hënë linja ajrore, raporton Bloomberg. “Qantas Airways” aktualisht [...]Read More...

Linja ajrore shet aksidentalisht biletat e klasit të parë me 85 përqind zbritje

Linja ajrore “Qantas Airways” shiti aksidentalisht biletat e klasit të parë për një fluturim drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për më pak se 3300 dollarë, ose me një zbritje prej 85 për qind.

Më 22 gusht, pasagjerët morën 300 bileta brenda tetë orëve, njoftoi këtë të hënë linja ajrore, raporton Bloomberg.

“Qantas Airways” aktualisht po ofron fluturime kthyese të klasit të parë nga Sidnei në Los Anxhelos në tetor për nga 13,500 deri në 19,600 dollarë.

Linja ajrore është goditur nga një valë anulimesh, shitje të bagazheve të humbura dhe biletave në fluturimet tashmë të anuluara vitet e fundit.

Ky është një rast kur çmimi i biletës ishte shumë i mirë për të qenë i vërtetë”, thuhet në deklaratën e kompanisë ajrore.

Në fillim të këtij viti, “Qantas Airways” ra dakord të paguante një gjobë prej 100 milionë dollarësh dhe të kompensonte pasagjerët për shitjen e biletave në mijëra fluturime që kishte vendosur tashmë t’i anulonte./abcnews.al