Rama: Të bashkuar dhe në koordinim të plotë, VV dhe PDK votuan dy vendime që kanë pasoja të mëdha

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë propozuar sot dy vendime që sipas tij do të kenë pasoja të mëdha për kryeqytetin dhe të gjithë qytetarët, shkruan Reporteri.net. Këto vendime thotë se janë shkarkimi i aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve”, “për […]

Rama: Të bashkuar dhe në koordinim të plotë, VV dhe PDK votuan dy vendime që kanë pasoja të mëdha
rama:-te-bashkuar-dhe-ne-koordinim-te-plote,-vv-dhe-pdk-votuan-dy-vendime-qe-kane-pasoja-te-medha

rama:-te-bashkuar-dhe-ne-koordinim-te-plote,-vv-dhe-pdk-votuan-dy-vendime-qe-kane-pasoja-te-medha

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë propozuar sot dy vendime që sipas tij do të kenë pasoja të mëdha për kryeqytetin dhe të gjithë qytetarët, shkruan Reporteri.net.

Këto vendime thotë se janë shkarkimi i aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve”, “për t’i ndërprerë projektet zhvillimore në atë zonë” dhe ndryshimi i Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave,

“Sa i përket pikës së parë, qytetarët duhet të dijnë se me Planin Rregullativ Kalabria, dhe me interesim të investitorëve serioz nga diaspora jonë, në zonën përreth Stacionit të Autobusëve parashihet zhvillim i madh që do të rezultonte edhe me ndërtimin e Unazës Qendrore të Kryeqytetit dhe Fshatit Olimpik pa asnjë Euro kosto nga buxheti i Kryeqytetit dhe taksat e qytetarëve tanë. Vet udhëheqësi i Vetëvendosjes në Asamble, tha se “po i dërgojmë aksionarët (e Vetëvendosjes) për me i ndërpre disa projekte…”, ka shkruar Rama.

Rama ka thënë se për Vetëvendosjen “zhvillimi i zonës përreth Stacionit të Autobusëve dhe ndërtimi i Unazës së Kryeqytetit dhe Fshatit Olimpik pas asnjë Euro kosto nga buxheti i Kryeqytetit janë projekte që duhet ndalur”.

“Sa i përket pikës së dytë, rikujtoj qytetarët se në çfarë gjendje të rëndë ishte Kryeqyteti derisa shërbimet publike menaxhoheshin nga PDK. Pas ndryshimeve në menaxhment, dhe kontraktimit të operatorit privat për të ndihmuar kompaninë “Pastrimi”, situata është përmirësuar dukshëm. E sot, Vetëvendosje dhe PDK votuan për të rikthyer situatën në atë gjendje të mjerueshme sikur ishte gjatë vitit 2022 dhe pjesës më të madhe të 2023”, ka shkruat tutje Rama.