Pas operacionit të policisë në Veri, karabinierët vendosin automjete të blinduara mbi Urën e Ibrit

Pas aksionit të Policisë së Kosovës, e cila mbylli objektet ku punonin disa nga institucionet paralele serbe në veri të Kosovës, në urën kryesore në Mitrovicë janë parë autoblinda të Karabinierëve. Ura e Ibrit ka qenë një nga temat kryesore javëve të fundit në bisedat ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe diplomatëve perëndimorë, të cilët kanë […]

Pas operacionit të policisë në Veri, karabinierët vendosin automjete të blinduara mbi Urën e Ibrit
pas-operacionit-te-policise-ne-veri,-karabinieret-vendosin-automjete-te-blinduara-mbi-uren-e-ibrit

pas-operacionit-te-policise-ne-veri,-karabinieret-vendosin-automjete-te-blinduara-mbi-uren-e-ibrit

Pas aksionit të Policisë së Kosovës, e cila mbylli objektet ku punonin disa nga institucionet paralele serbe në veri të Kosovës, në urën kryesore në Mitrovicë janë parë autoblinda të Karabinierëve.

Ura e Ibrit ka qenë një nga temat kryesore javëve të fundit në bisedat ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe diplomatëve perëndimorë, të cilët kanë thënë se nuk e mbështesin hapjen e saj në këtë moment duke bërë thirrje që Qeveria të mos bëjë veprime të njëanshme e të pakoordinuara, raporton Gazeta Express.

Sidoqoftë, dje në orët e pasdites qeveria ndërmori një aksion në katër komunat veriore duke ua vënë “bllombën” pesë objekteve atje.

Pamjet janë publikuar nga disa media në pjesën veriore. Mund t’i shihni në këtë LINK