Berisha: Mërgimtarët të mos udhëtojnë kah Serbia, situata e tensionuar dhe e përshkallëzuar

Bekë Berisha, kryetar i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes thotë për “Front Online” se rasti i vrasjes së policit serb, nga i dyshuari kosovar, mërgimtarët nuk duhet të udhëtojnë kah Serbia. Sipas tij, situata është e tensionuar edhe po shkon duke u përshkallëzuar për keq. “Pas rastit që ndodhi, vrasjes së policit serb, […]

Berisha: Mërgimtarët të mos udhëtojnë kah Serbia, situata e tensionuar dhe e përshkallëzuar
berisha:-mergimtaret-te-mos-udhetojne-kah-serbia,-situata-e-tensionuar-dhe-e-pershkallezuar

berisha:-mergimtaret-te-mos-udhetojne-kah-serbia,-situata-e-tensionuar-dhe-e-pershkallezuar


Bekë Berisha, kryetar i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes thotë për “Front Online” se rasti i vrasjes së policit serb, nga i dyshuari kosovar, mërgimtarët nuk duhet të udhëtojnë kah Serbia.

Sipas tij, situata është e tensionuar edhe po shkon duke u përshkallëzuar për keq.

“Pas rastit që ndodhi, vrasjes së policit serb, nuk ish dashtë shqiptarët të udhëtojnë kah Serbia sepse është situatë e tensionuar edhe po shkon duke u përshkallëzuar për keq”, tha ai.

Por se a mund të kenë probleme mërgimtarët që veçse kanë marrë rrugën për Kosovë nga Serbia, ai thotë se ka indikacione që mund të ketë probleme.

“Ka indikacione që mund të ketë komplikime për shqiptarët/mërgimtarët që kalojnë kah Sebia, pra mund të ketë probleme. Nuk duhet të harrohet që një bashkëatdhetar tonin e kanë vrarë në burg duke i rënë nga Serbia për shkakun që e ka pasur tatton me shqiponjë”, theksoi ai.

Por sipas Berishës një çështje e tillë nuk do duhej të politizohej.

“Nuk e di sa do të politizohet sepse këto çështjet e sigurisë janë shumë të ndishme dhe ka njerëz që e politizojnë ka të tjerë që janë më të vetëdijshëm dhe e dijnë që nuk do duhej të politizohej një rast i tillë”, tha ai për Front Online.

Berisha: Deklaratat e Qeverisë që të moskalohet nga Serbia i torturojnë psiqikisht mërgimtarët, një çështje e tillë nuk duhet të politizohet

Anëtari i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Hisen Berisha thotë për “Front Online” se vrasja e policit serb, nga i dyshuari kosovar, nuk do duhej të politizohej në asnjë aspekt mes Kosovës e Serbisë.

“Një rasti i tillë nuk do duhej të ndërlidhej politikisht në asnjë aspekt, nuk ka të bëjë aspak me zhvillimet politike mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

Sipas deputetit Berisha thirrja e Qeverisë për mërgimtarët që të mos kalojnë kah Serbia i bënë ata me konfuzitet dhe i torturon piqikisht.

“Qeveria e Kosovës nuk do duhej të bëjë këso thirrje e t’i qes qytetarët në konfuzitet, t’i torturoj psiqikisht. Me qenë ashtu, na pasi është vrarë polici ynë në Banjskë është dashur të gjithë qytetarët serb çka hyjnë këndej me i keqtrajtu, torturu apo arrestu. Lëvizja e mërgimtarëve nuk do duhej të ndërlidhej, dhe të kenë telashe edhe nëse kalojnë nga Serbia”, thotë ai.

Ai thotë se Qeveria para se të bëjë deklarata të tilla, do duhej t’i lajmëronte shtetet e QUINT-it, ndërmjetsuesin e dialogut Lajçak dhe EULEX-in duke kërkuar ndërhyrjen e tyre që të mos ketë keqtrajtim të mërgimtarëve qe vijnë në atdhe.

“Qeveria duhet t’i bëjë thirrje EULEX-it që e ka marrëveshjen e ekstradimit të personave të përndjekur, të bisedojë me Beogradin dhe ta thërras menjëherë ndërmjetësin e dialogut Lajçak duke kërkuar ndërhyrjen e tyre të menjëhershme që të mos keqtrajtohen qytetarët të cilët vijnë nga Serbia për në atdhe. Poashtu duhet menjëherë të reagoj në Këshillin e Sigurimit, pastaj t’i njoftoj shtetet e QUINT-it”, theksoi ai për Front Online.