Ramiz Lladrovci thirrje Qeverisë Kurti për Urën e Ibrit: Mos provokoni situata që nuk mund t’i qeverisni

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka bërë thirrje Qeverisë siç pohon të mos provokojë situata që nuk mund t’i qeverisin, kjo pasi kjo e fundit ka thënë se Ura e Ibrit do të hapet, përkundër se ambasadorët e QUINT-it nuk u pajtuan me këtë gjë, dhe ia thanë dje në sy kryeministrit Albin Kurti. […]

Ramiz Lladrovci thirrje Qeverisë Kurti për Urën e Ibrit: Mos provokoni situata që nuk mund t’i qeverisni
ramiz-lladrovci-thirrje-qeverise-kurti-per-uren-e-ibrit:-mos-provokoni-situata-qe-nuk-mund-t’i-qeverisni

ramiz-lladrovci-thirrje-qeverise-kurti-per-uren-e-ibrit:-mos-provokoni-situata-qe-nuk-mund-t’i-qeverisni

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka bërë thirrje Qeverisë siç pohon të mos provokojë situata që nuk mund t’i qeverisin, kjo pasi kjo e fundit ka thënë se Ura e Ibrit do të hapet, përkundër se ambasadorët e QUINT-it nuk u pajtuan me këtë gjë, dhe ia thanë dje në sy kryeministrit Albin Kurti.

Lladrovci thotë se pa aleatët, nuk do të arrinim deri këtu, derisa kërkon nga Qeveria të ketë kujdes me verpimet që merr.

Postimi i tij:

Tuj u mundue me ndreq vetulla, mos ia lëndoni sytë Kosovës

Ura e Mitrovicës, është simbol i dhimbshëm në shtatin e Kosovës shtet. U vu nga forca madhore, forcë e cila na ndihmoi ta kemi shtetin me 10.905 kilometra katror, të njohur me më shumë se 115 shtete.

Loja me durimin e ndërkombëtarëve i kushton shtetit dhe kjo nuk duhet të bëhet nga kushdo që ia do të mirën Kosovës.

Zgjedhjet shkojnë e vinë, por, betonimin e urës si shenjë e ndarjes, në çfarëdo rasti do të garantohej nga forcat e KFOR-it. Ura për këmbësor, sot është e lirë. Kjo “trimëri” nuk i ka hije asnjë lideri që e mendon të tashmen e të ardhmen e Republikës së Kosovës.

Kësaj situate më së miri i shkon fjala e urtë “tuj u mundue me ia ndreq vetullat, ia nxjerr sytë”.

Patriotizmi i vonuar dhe “gjyksat” në këtë kohë, bëjnë dëm. Mos provokoni situata që nuk mund i qeverisni. Pa aleatët, nuk do të arrinim deri këtu, kujdes!