Kryediplomatja Valtonen pas vizitës: Finlanda dhe Kosova kanë lidhje të forta, dialogut Beograd-Prishtinë i japim prioritet

Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, i ka quajtur “takime shumë të mira”, takimet që zhvilloi sot me Gërvallën, Kurtin e Osmanin. Në postimin përmbledhës që ka bërë kryediplomatja e Finlandës tha se “Finlanda mbështet integrimin euroatlantik të Kosovës dhe ka prioritet dialogun Beograd-Prishtinë”. “Finlanda dhe Kosova kanë një lidhje të fortë. Sot pata […]

Kryediplomatja Valtonen pas vizitës: Finlanda dhe Kosova kanë lidhje të forta, dialogut Beograd-Prishtinë i japim prioritet
kryediplomatja-valtonen-pas-vizites:-finlanda-dhe-kosova-kane-lidhje-te-forta,-dialogut-beograd-prishtine-i-japim-prioritet

kryediplomatja-valtonen-pas-vizites:-finlanda-dhe-kosova-kane-lidhje-te-forta,-dialogut-beograd-prishtine-i-japim-prioritet

Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, i ka quajtur “takime shumë të mira”, takimet që zhvilloi sot me Gërvallën, Kurtin e Osmanin.

Në postimin përmbledhës që ka bërë kryediplomatja e Finlandës tha se “Finlanda mbështet integrimin euroatlantik të Kosovës dhe ka prioritet dialogun Beograd-Prishtinë”.

“Finlanda dhe Kosova kanë një lidhje të fortë. Sot pata takime shumë të mira me Ministren e Jashtme Donika Gërvalla, kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani. Finlanda mbështet integrimin euroatlantik të Kosovës. Stabiliteti në rajon është kyç. Ne e kemi prioritet dialogun Beograd-Prishtinë”, tha kryediplomatja në “X”.