Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së, Sveçla: Nuk do të lejojmë që një kërkesë kriminale e Serbisë të pengojë lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, është takuar me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Pançe Toshovski. Ai pas takimit ka folur rreth arrestimit të ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani, i cili u prangos ditë më parë nga autoritetet e Shkupit me kërkesë të Serbisë, nën pretendimin e ky i fundit kishte […]

Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së, Sveçla: Nuk do të lejojmë që një kërkesë kriminale e Serbisë të pengojë lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë
arrestimi-i-ish-ushtarit-te-uck-se,-svecla:-nuk-do-te-lejojme-qe-nje-kerkese-kriminale-e-serbise-te-pengoje-levizjen-e-lire-te-qytetareve-tane

arrestimi-i-ish-ushtarit-te-uck-se,-svecla:-nuk-do-te-lejojme-qe-nje-kerkese-kriminale-e-serbise-te-pengoje-levizjen-e-lire-te-qytetareve-tane

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, është takuar me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Pançe Toshovski.

Ai pas takimit ka folur rreth arrestimit të ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani, i cili u prangos ditë më parë nga autoritetet e Shkupit me kërkesë të Serbisë, nën pretendimin e ky i fundit kishte kryer krime lufte.

Sveçla tha se nuk duhet të lejojnë që vendet e treta të vështirësojnë qarkullimin e lirë të qytetarëve.

“Nuk do të lejojmë që një kërkesë kriminele i një vendi të tretë i cili nuk ka bazë juridike as në të drejtën ndërkombëtare të pengojë lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë, tha ai pas takimit shkruan Klan Macedonia transmeton Klankosova.tv

Ai u përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve, lidhur me kërkesën e Serbisë për ekstradimin e ish pjesëtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani.

Kreu i MPB-së së Kosovës tha se për rastin veçmë ka vendosur Gjykata e Maqedonisë së Veriut.

“Mendoj se për rastin duhet të pyesni në Ministrinë e Drejtësisë, një ministri që mbulon këtë fushë. Sa i përket ekstradimit të shtetasit tonë me kërkesë të Serbisë, për atë rast ka një deklaratë, ka vendosur edhe gjykata në Republikën e Maqedonisë. Ne jemi të gatshëm të flasim dhe të punojmë si dy vende fqinje dhe si dy vende mike dhe nuk do të lejojmë që kërkesat kriminale të një vendi të tretë që nuk ka bazë ligjore në të drejtën ndërkombëtare të pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”, tha ai.

Në lidhje me kërkesën e sotme të ministrit të Drejtësisë Igor Fillkov, që Kosova të ekstradojë Alil Demirin dhe Afrim Ismailoviqin të dy të dënuar me burgim të përjetshëm në rastin e njohur si “Monstra”, Xhelal Sveçla tha se nuk duhet që këto dy raste të ndërlidhen.

“Unë mendoj se ai ia ka paraqitur atë kërkesë kolegut të tij. Domethënë, këto dy raste nuk mund t’i lidhim në asnjë mënyrë. Në rastin që ju përmendni, do të thotë se është një vend i tretë. Pra, bëhet fjalë për një shtet, i cili në bashkëpunimin rajonal është problem edhe për bashkëpunim më të mirë mes vendeve të rajonit, ndërsa të mos flasim për pengesat, punët e këqija dhe krimin që po bëjnë në lidhje me Kosovën”, theksoi ai.

Të dhënat e mbledhura, shtoi, janë dorëzuar deri te Prokuroria Publike e Kosovës.

“I kisha të gjitha analizat e mundshme, të gjitha hetimet, tashmë janë realizuar. Domethënë, ne i kemi të gjitha të dhënat, janë mbledhur dhe janë dorëzuar në Prokurorinë Publike të Kosovës për këtë rast dhe presim që Prokuroria të bëjë kallëzim penal që kishte për qëllim sulmin e drejtpërdrejtë ndaj integritetit territorial të Kosovës”, tha shefi i Punëve të Brendshme në Kosovë.

Ish ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani me kërkesë të Prokurorisë për krim të organizuar i është caktuar masa e paraburgimit ekstradues prej 30 ditësh.

Ai u ndalua më 17 korrik të vitit 2024 në vendkalimin ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë dhe menjëherë u transferua në burgun e Shutkës në Shkup.