Rastet e fundit të vrasjeve, Bajqinovci i reagon opozitës: Mos na mbani ligjërata për siguri

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, i ka reaguar opozitës, e cila po e kritikon pushtetit për incidentet e fundit të kriminalitetit në Prishtinë. Ai ka thënë se opozita nuk mund t`i mbajnë ligjërata për siguri Qeverisë aktuale duke thënë se Kosova është bërë një “Teksas”. Në profilin e tij në “Facebook”, Bajqinovci ka shkruar se […]

Rastet e fundit të vrasjeve, Bajqinovci i reagon opozitës: Mos na mbani ligjërata për siguri
rastet-e-fundit-te-vrasjeve,-bajqinovci-i-reagon-opozites:-mos-na-mbani-ligjerata-per-siguri

rastet-e-fundit-te-vrasjeve,-bajqinovci-i-reagon-opozites:-mos-na-mbani-ligjerata-per-siguri

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, i ka reaguar opozitës, e cila po e kritikon pushtetit për incidentet e fundit të kriminalitetit në Prishtinë.

Ai ka thënë se opozita nuk mund t`i mbajnë ligjërata për siguri Qeverisë aktuale duke thënë se Kosova është bërë një “Teksas”.

Në profilin e tij në “Facebook”, Bajqinovci ka shkruar se vetëm gjatë vitit 2018 kishte pasur 270 grabitje.

“Kosova vetëm në vitin 2018, ishte shndërruar në një çerdhe të grabitësve me 270 raste të grabitjeve të regjistruara. Disa prej tyre përfunduan tragjikisht, me humbje të jetëve. Prandaj, opozita mos të na mbajë ligjërata për siguri, sepse gjatë qeverisjes së tyre Kosova ishte si një “Teksas” ku sundonte krimi dhe pasiguria. Të mos harrojmë se cilat ishin rezultatet e qeverisjes së tyre në këtë aspekt. Ne mund t’i publikojmë brenda 24 viteve të gjitha statistikat e kriminalitetit dhe e shohim se si keni qeverisë.”, shkruan Bajqinovci

Postimi i plotë: