RMV, prej të dielën parashikohen reshje të shiut dhe rënie të temperaturave

Prej të dielën deri në mesin e javës së ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm me rënie graduale të temperaturës ditore, nën ndikimin e ciklonit të Mesdheut, njofton Drejtoria për Punë Hidro Meteorologjike (DPHM), transmeton Portalb.mk. Në shumë vende do të ketë stuhi me reshje të dendura shiu, erë […]

RMV, prej të dielën parashikohen reshje të shiut dhe rënie të temperaturave
Reshje shiu. Foto nga Portalb.mk

Prej të dielën deri në mesin e javës së ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm me rënie graduale të temperaturës ditore, nën ndikimin e ciklonit të Mesdheut, njofton Drejtoria për Punë Hidro Meteorologjike (DPHM), transmeton Portalb.mk.

Në shumë vende do të ketë stuhi me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe breshër.

Në Shkup nga nesër deri në mesin e javës së ardhshme do të ketë paraqitje të shpeshta të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima, ndërsa në disa pjesë të luginës edhe në formë të stuhisë me reshje të dendura të shiut, erë të fortë dhe breshër.