Bekteshi-Mickoskit: As një muaj në Qeveri, e vendosën shtetin në grupin e Dodikut!

Kreshnik Bekteshi nga BDI i ka reaguar ndaj kryeministrit të vendit, Hristijan Mickoski pasi ky i fundit konfirmoi se pas takimit me kryeministrin e Hungarisë, Victor Orban, Maqedonia do të The post Bekteshi-Mickoskit: As një muaj në Qeveri, e vendosën shtetin në grupin e Dodikut! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Bekteshi-Mickoskit: As një muaj në Qeveri, e vendosën shtetin në grupin e Dodikut!

Kreshnik Bekteshi nga BDI i ka reaguar ndaj kryeministrit të vendit, Hristijan Mickoski pasi ky i fundit konfirmoi se pas takimit me kryeministrin e Hungarisë, Victor Orban, Maqedonia do të huazojë 500 milionë euro nga Hungaria.

Bekteshi në reagimin e tij shkruan se me këtë huazim, Qeveria aktuale e vendosi shtetin në grupin e Milorad Dodikut, presidentit të Republikës Sërpska.

“As një muaj në Qeveri, e vendosën shtetin në grupin e Dodikut!!! Exim Banka e Hungarisë deri tani ka mbështetur Dodikun me 116 milion Euro, dhe tash paralajmërojnë mbështetje për Maqedoninë e Veriut me 500 milion Euro dhe kamatë 3.25%!!!”, shkroi Bekteshi.

The post Bekteshi-Mickoskit: As një muaj në Qeveri, e vendosën shtetin në grupin e Dodikut! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .