RMV, zjarrfikësit vullnetarë kanë arritur të shpëtojnë shtatë qytetarët e bllokuar nga zjarri

Qendra për Menaxhimin me Kriza në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar që ka arritur të depërton në fshatin Stroimanci për të zhbllokuar shtatë qytetarët që kishin ngelur në shtëpitë e tyre, derisa vendbanimi ishte I përfshirë nga zjarri, transmeton Portalb.mk. “Shtatë personat që ishin bllokuar në shtëpi në fshatin Stroimanci, Shën Nikollë, në mënyrë të […]

RMV, zjarrfikësit vullnetarë kanë arritur të shpëtojnë shtatë qytetarët e bllokuar nga zjarri
Zjarr në një fshat të Shën Nikollës. Foto pritscreen nga video e QMK-së

Qendra për Menaxhimin me Kriza në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar që ka arritur të depërton në fshatin Stroimanci për të zhbllokuar shtatë qytetarët që kishin ngelur në shtëpitë e tyre, derisa vendbanimi ishte I përfshirë nga zjarri, transmeton Portalb.mk.

“Shtatë personat që ishin bllokuar në shtëpi në fshatin Stroimanci, Shën Nikollë, në mënyrë të sigurt u evakuuan pasi fillimisht helikopteri i policisë ka hedhur ujë në unazën e zjarrit”, raportojnë nga Qendra.

Ata sqarojnë se në momentin që nga uji i helikopterit u krijua një vrimë në zjarrin e madh, aty u futën zjarrfikësit nga kompania e vullnetarëve nga Shën Nikolla për të nxjerrë shtatë personat e bllokuar në zjarr.

Ata me automjete kamë arritur të nxjerrin shtatë personat.

Ndryshe, më 29 korrik për shkak të zjarrit të madh që ka rënë në afërsi të fshatit Nemanjici të Shën Nikollës, i cili ka shkatërruar një pjesë të shtëpive, humbi jetën një person. Zjarri në Shën Nikollë është ende aktiv, përveç zjarrfikësve nga toka, po kontribuon edhe një helikopter dhe tre ajrotraktorë.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të rritjes së shfaqjes së zjarreve në territorin e vendit. Në pyje dhe toka pyjore është vënë ndalesë e plotë e lëvizjes, i cili do të zgjasë deri në ditën e shfuqizimit të tij, në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 20:00.