Rreth dy vite nga vdekja e Mahsa Amini/ Gratë iraniane ‘sfidojnë’ ligjin, gjithmonë e më shumë po dalin pa hixhab

Irani vazhdon të mbetet një vend qe shtyp gratë, pavarësisht protestave prej vitesh. Detyrimi për të mbajtur shaminë, çoi ne protesta vite me parë dhe vrasjen e Amani. Tani gjithnjë e më shumë gra në Iran po refuzojnë të mbajnë shami në kujtim të saj. 22-vjeçarja vdiq pasi u arrestua nga policia “morale” e Iranit [...]Read More...

Rreth dy vite nga vdekja e Mahsa Amini/ Gratë iraniane ‘sfidojnë’ ligjin,  gjithmonë e më shumë po dalin pa hixhab

Irani vazhdon të mbetet një vend qe shtyp gratë, pavarësisht protestave prej vitesh. Detyrimi për të mbajtur shaminë, çoi ne protesta vite me parë dhe vrasjen e Amani.

Tani gjithnjë e më shumë gra në Iran po refuzojnë të mbajnë shami në kujtim të saj.

22-vjeçarja vdiq pasi u arrestua nga policia “morale” e Iranit për dyshimin se kishte mbajtur shaminë e saj në mënyrë të pahijshme. Gjatë protestave që  shpërthyen ne të gjithë vendin lanë të vdekur më shumë se 500 njerëz.

Mbi 22mijë të tjerë u arrestuan.

Gjykata e Lartë e Iranit ka lënë në fuqi një dënim me vdekje të vendosur ndaj një anëtari të krahut vullnetar të Gardës Revolucionare paraushtarake të vendit.

Jon Gambrell, drejtori i lajmeve i AP për Gjirin dhe Iranin, thotë se gjatë këtyre dy viteve janë parë më shumë gra pa shami.

Diçka interesante që është parë në muajt e fundit është se është një model i zgjeruar i grave që zgjedhin të mos mbajnë shami tani. Në të kaluarën, kjo ishte kryesisht në Teheranin verior, që është shtëpia e elitës, e të pasurve në shoqërinë iraniane. Por ne po fillojmë të shohim më shumë gra në Teheranin jugor që nuk mbajnë shami.

 Ku po shkon shoqëria kur bëhet fjalë për hixhabin e detyrueshëm për teokracinë e Iranit si një shenjë devotshmërie. Po ashtu ata e shohin edhe si një deklaratë politike, pro perendimore, si një shfaqje kundër asaj që kerkon Ajatollah Khamenei”, tha ai.

Në Teheran, gratë shihen në mënyrë rutinore pa shamitë e tyre të detyrueshme ose hixhabet, në shenjë proteste ndaj një ligji që i detyron ato. Policia ka nisur sërish arrestimin dhe gjobitjen e grave, por nuk ka pasur asnjë incident abuzimi që të nxisë protesta të reja mbarëkombëtare.

/abcnews.al