Rrëzimi i avionit në Brazil, vjen reagimi i presidentit Lula da Silva

Një aeroplan nga linja ajrore Voepass me 62 pasagjerë është rrëzuar në Sao Paulo të Brazilit. Trupat lokale të zjarrfikësve kanë njoftuar se aeroplani është rrëzuar në qytetin e Vinhedos, pa dhënë detaje të tjera. I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva. Madje, da Silva e ndërpreu edhe fjalimin [...]Read More...

Rrëzimi i avionit në Brazil, vjen reagimi i presidentit Lula da Silva

Një aeroplan nga linja ajrore Voepass me 62 pasagjerë është rrëzuar në Sao Paulo të Brazilit.

Trupat lokale të zjarrfikësve kanë njoftuar se aeroplani është rrëzuar në qytetin e Vinhedos, pa dhënë detaje të tjera.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva. Madje, da Silva e ndërpreu edhe fjalimin e tij në një ngjarje kur mori vesh për aksidentin.

“Unë do të doja që të gjithë të ngriheshin në këmbë që të mbajmë një minutë heshtje sepse një aeroplan është rrëzuar në qytetin Vinhedo, në Sao Paulo, me 58 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit dhe duket se të gjithë kanë vdekur”, tha lideri brazilian në një deklaratë në X.