Rukiqi: Mbi 170 persona në ditë e lëshojnë Kosovën, Qeveria banalizon me këtë problem

Berat Rukiqi, ish- kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë për “Front Online” se është shqetësuese që kryeministri nuk i merr seriozisht të dhënat lidhur me rënien e numrit të banorëve. Ai thotë se në bazë të statistikave të ambasadave janë mbi 170 persona me leje pune në ditë që lëshojnë Kosovën. “Shqetësuese që kryeministri […]

Rukiqi: Mbi 170 persona në ditë e lëshojnë Kosovën, Qeveria banalizon me këtë problem
rukiqi:-mbi-170-persona-ne-dite-e-leshojne-kosoven,-qeveria-banalizon-me-kete-problem

rukiqi:-mbi-170-persona-ne-dite-e-leshojne-kosoven,-qeveria-banalizon-me-kete-problem


Berat Rukiqi, ish- kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë për “Front Online” se është shqetësuese që kryeministri nuk i merr seriozisht të dhënat lidhur me rënien e numrit të banorëve.

Ai thotë se në bazë të statistikave të ambasadave janë mbi 170 persona me leje pune në ditë që lëshojnë Kosovën.

“Shqetësuese që kryeministri nuk i merr fare seriozisht këto të dhëna. Kryeministri vazhdon të thotë që njerëzit do të kthehen në Kosovë, e në fakt trendi vazhdon edhe sot nëse i marrim statistikat zyrtare të ambasadave, nuk po flas për ndonjë largim tjetër por ato që janë  leje pune, mbi 170 persona në ditë e lëshojnë Kosovën”, theksoi ai.

Rukiqi thotë se kjo mungesë vërehet në shumë aspekte, pasi njerëzit me shkathtësi të caktuara po e lëshojnë Kosovën për një jetë më të dinjitetshme.

“Kjo rënie e qytetarëve reflektohet pastaj në shumë aspekte, si te fuqia blerëse si te pjesa e fuqisë punëtore. Njerëzit me shkathtësi të caktuara e kanë një trend të ikjes, po e lëshojnë Kosovën për një jetë më të dinjitetshme në një vend tjetër. Madhësia e ekonomisë pastaj ka ndikime edhe tjera, sa i përket atraktivitetit për ndonjë biznes apo për investime tjera”, tha tutje ai.

Për deklarimet e zyrtarëve qeveritar se ka rritje page mesatare dhe punësim, Rukiqi thotë se është mashtrim dhe propagandë nga Qeveria. “Deklarimet për rritje page dhe punësim, është një mashtrim  me shifra të pagës mesatare, është pjesë e propagandës së vazhdueshme të Qeverisë”.

Poashtu Rukiqi thotë se Qeveria nuk e merr këtë problem seriozisht, duke cilësuar se kanë krijuar humor nga kjo situatë dhe duke e banalizuar atë.

“Qeveria nuk po e merr seriozisht këtë problem. Një qeveri e përgjegjshme e merr seriozisht një problem të tillë, dhe e diskuton e trajton më ndryshe. Këta kanë krijuar humor prej kësaj, zvkryeministri Bislmi ka thënë që gjyshërit po i vizitojnë nipat, pra e kanë banalizuar problemin. Një qeveri e banalizon një problem kaq të rëndësishëm ajo është pjesë kryesore e problemit”, tha ai.

Në fund, ai thotë se Qeveria duhet të planifikoj se si të ju ndihmoj vendeve që po zbrazen që të ruhet një pjesë e identitetit

“Qeveria duhej të bëjë planifikime se si me ju ndihmu vendeve që po zbrasen që ta ruajnë sadopak një pjesë të identitetit edhe të numrit të banorëve të cilët e mundësojnë me qenë këto komuna funskionale”, 
tha Rukiqi për Front Online.