Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë mbi 100 të burgosur

Në shkëmbimin e fundit të të burgosurve, 115 ushtarë ukrainas të kapur në muajt e parë të luftës u liruan në këmbim të 115 ushtarëve rusë të kapur gjatë luftës. Sipas Ukrainës, 115 ushtarët e liruar janë rekrutë, shumë prej të cilëve u kapën në muajt e parë të pushtimit rus. Midis tyre janë gati […] The post Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë mbi 100 të burgosur appeared first on Albinfo.

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë mbi 100 të burgosur

Në shkëmbimin e fundit të të burgosurve, 115 ushtarë ukrainas të kapur në muajt e parë të luftës u liruan në këmbim të 115 ushtarëve rusë të kapur gjatë luftës.

Sipas Ukrainës, 115 ushtarët e liruar janë rekrutë, shumë prej të cilëve u kapën në muajt e parë të pushtimit rus. Midis tyre janë gati 50 ushtarë të kapur në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, transmeton albinfo.ch.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se 115 ushtarë rusë u kapën në rajonin e Kurskut, ku forcat ukrainase nisën ofensivën e tyre të befasishme në Rusi dy javë më parë. Ushtarët janë aktualisht në Bjellorusi, por do të sillen në Rusi për trajtim mjekësor dhe rehabilitim, raporton SRF.

Në një postim në “Twitter”, Zelensky shkroi se Emiratet e Bashkuara Arabe kishin lehtësuar sërish shkëmbimin, i 55-ti që nga fillimi i luftës.

“Ne kujtojmë secilin prej tyre. Ne po kërkojmë dhe po bëjmë çmos për t’i rikthyer të gjithë”, shkroi Zelensky.

 

The post Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë mbi 100 të burgosur appeared first on Albinfo.