Normat e hipotekave zvicerane më në fund po bien

Normat e hipotekave kanë rënë që nga fillimi i qershorit; aktualisht, norma mesatare e interesit për një hipotekë 10-vjeçare me normë fikse është 1.90 për qind, më e ulëta që ka qenë që nga marsi 2022, sipas platformës konsumatore Moneyland, transmeton albinfo.ch. Në fillim të qershorit, norma mesatare e interesit për një hipotekë me normë […] The post Normat e hipotekave zvicerane më në fund po bien appeared first on Albinfo.

Normat e hipotekave zvicerane më në fund po bien

Normat e hipotekave kanë rënë që nga fillimi i qershorit; aktualisht, norma mesatare e interesit për një hipotekë 10-vjeçare me normë fikse është 1.90 për qind, më e ulëta që ka qenë që nga marsi 2022, sipas platformës konsumatore Moneyland, transmeton albinfo.ch.

Në fillim të qershorit, norma mesatare e interesit për një hipotekë me normë fikse ishte 2.42 për qind, që do të thotë se “në më pak se tre muaj, hipotekat me normë fikse dhjetëvjeçare janë bërë gjysmë pikë përqindjeje më të lira”, tha Felix Oeschger. një analist për Moneyland.

Ekspertët presin që Banka Kombëtare Zvicerane (SNB) të ulë normën e saj bazë të interesit me 0.25 pikë përqindjeje (në 1 për qind) në takimin e saj të shtatorit, gjë që do të çojë në rënie edhe hipotekat.

 

 

The post Normat e hipotekave zvicerane më në fund po bien appeared first on Albinfo.