FCZ degradon Labinot Bajramin, babait i ndalohet hyrja në stadium

“Për shkak të mosdisiplinës dhe përgjigjes së tij vulgare ndaj udhëzimeve taktike të trajnerit, ai u transferua menjëherë përkohësisht në ekipin U21 në FCZ” The post FCZ degradon Labinot Bajramin, babait i ndalohet hyrja në stadium appeared first on Albinfo.

FCZ degradon Labinot Bajramin, babait i ndalohet hyrja në stadium

FC Zurich ndërmerr aksion pas rastit të goditjes me ombrellë, që ndodhi në Zug: Talenti i dalluar i sulmit në këtë skuadër, Labinot Bajrami u degradua dhe duhet të luajë sërish në U21 në të ardhmen. Ndërkohë babait të tij i ndalohet hyrja në stadium.

“Për shkak të mosdisiplinës së tij dhe përgjigjes së tij vulgare ndaj udhëzimeve taktike të trajnerit, ai u transferua menjëherë përkohësisht në ekipin U21 në FC Zurichut” njoftoi FCZ të mërkurën në mbrëmje, transmeton albinfo.ch. Ai gjithashtu duhet të paguajë gjobë.

Me këtë rast dënohet edhe babai i Bajramit. Pasi djali i tij u zëvendësua, ai, në nervozë e sipër kishte hedhur një ombrellë drejt trajnerit Ricardo Moniz. FC Zurich e përshkruan këtë incident, si dhe sjelljen e keqe verbale të lojtarit të Kombëtares, si “të pafalshme”.

Babait do t’i jepet një “ndalim disa vjeçar për hyrje në stadiume në të gjithë Zvicrën” për shkeljen, thuhet në deklaratën e klubit. Atij i ndalohet edhe hyrja në kompleksin sportiv FCZ. Sipas informacioneve të Blick, babai duhet të presë edhe ndjekje penale.

Trajneri Moniz thotë për blick :“E dua këtë sport. Por ky incident nuk kishte asnjë lidhje me futbollin. “Ky është një turp dhe shqetësues”. E gjithë çështja u shkaktua nga udhëzimet e tij urgjente ndaj Bajramit, të cilat ai nuk pranoi t’i ndiqte dhe bëri shamatën e përmendur, përcjell albinfo.ch. “Në ditët e sotme, lojtarët e rinj duan të arrijnë gjithçka me 50 për qind përpjekje, por kjo thjesht nuk është e mundur”.

The post FCZ degradon Labinot Bajramin, babait i ndalohet hyrja në stadium appeared first on Albinfo.