Edona Maloku emërohet ambasadore në Portugali

Edona Maloku është emëruar ambasadore e Republikës së Kosovës në Potugali. Vendimi është marrë nga presidentja Vjosa Osmani, e cila në një postim në platformën “X” ka thënë se Maloku është profesioniste e dalluar dhe se beson në angazhimin e saj në këtë detyrë. “E lumtur që kam emëruar Edona Malokun, akademike dhe profesioniste e […] The post Edona Maloku emërohet ambasadore në Portugali appeared first on Albinfo.

Edona Maloku emërohet ambasadore në Portugali

Edona Maloku është emëruar ambasadore e Republikës së Kosovës në Potugali. Vendimi është marrë nga presidentja Vjosa Osmani, e cila në një postim në platformën “X” ka thënë se Maloku është profesioniste e dalluar dhe se beson në angazhimin e saj në këtë detyrë.

“E lumtur që kam emëruar Edona Malokun, akademike dhe profesioniste e dalluar, si ambasadore e Kosovës në Republikën Portugeze”, shkruan Osmani, përcjell Albinfo.ch.

Presidentja ka shprehur besimin në angazhimin e saj, duke punuar drejt thellimit të lidhjeve të miqësisë mes dy shteteve.

Para një vit Edona Maloku-Bërdynaj kishte dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësministres së Arsimit./Albinfo.ch

 

The post Edona Maloku emërohet ambasadore në Portugali appeared first on Albinfo.