Sabotimi i gazsjellësit Nord Stream/ Gjermania lëshoi urdhër arrest për zhytësin ukrainas, Ukraina mohon përfshirjen

Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podoliak, mohoi sot përfshirjen e vendit të tij në shpërthimet që dëmtuan gazsjellësin Nord Stream 2, duke shënjestruar gishtin drejt Rusisë. “Një veprim i tillë mund të bëhet vetëm me mjete teknike dhe financiare… Dhe kush i kishte të gjitha këto në momentin e shpërthimit? Vetëm Rusia”, tha Podoliak për Reuters. [...]Read More...

Sabotimi i gazsjellësit Nord Stream/ Gjermania lëshoi urdhër arrest për zhytësin ukrainas, Ukraina mohon përfshirjen

Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podoliak, mohoi sot përfshirjen e vendit të tij në shpërthimet që dëmtuan gazsjellësin Nord Stream 2, duke shënjestruar gishtin drejt Rusisë.

“Një veprim i tillë mund të bëhet vetëm me mjete teknike dhe financiare… Dhe kush i kishte të gjitha këto në momentin e shpërthimit? Vetëm Rusia”, tha Podoliak për Reuters.

Dje u bë e ditur se ndërsa Gjermania kishte lëshuar një urdhër arresti evropian kundër një instruktori ukrainas të zhytjes, i cili dyshohet se kishte marrë pjesë në grupin që hodhi në erë tubacionet e gazit Nord Stream, Polonia, ku banonte diversanti i dyshuar, nuk arriti ta arrestonte.

Raporti është publikuar dje në tre media gjermane dhe është konfirmuar nga autoritetet polake.

Hetuesit gjermanë besojnë se personi, i identifikuar si Volodymyr Z, i cili jetonte në Poloni, ishte një nga zhytësit që në shtator 2022 vendosën pajisje shpërthyese në tubacionet që kalonin nga Rusia në Gjermani përmes fundit të Detit Baltik, raportuan disa media gjermane, duke cituar burime të paidentifikuara.

Gjermania i kërkoi Polonisë në qershor arrestimin e personit në fjalë, sipas raportit. Spiegel raportoi, duke cituar burime në forcat e sigurisë, se i dyshuari besohet të jetë arratisur që atëherë nga Polonia.

Një tjetër burrë dhe grua – gjithashtu instruktorë ukrainas të zhytjes – janë identifikuar si pjesë e hetimit të Gjermanisë për sabotimin e supozuar, por deri më tani nuk është lëshuar asnjë urdhër arresti për ta./abcnews.al