Sargans (SG): Arrestohen katër kosovarë, po punonin pa leje

Ata do të raportohen në Prokurorinë publike së bashku me punëdhënësin e tyre. Zyra e migracionit po shqyrton gjithashtu masat sipas ligjit The post Sargans (SG): Arrestohen katër kosovarë, po punonin pa leje appeared first on Albinfo.

Sargans (SG): Arrestohen katër kosovarë, po punonin pa leje

Policia kantonale e St. Gallen ka arrestuar katër kosovarë të martën gjatë një kontrolli në një kantier ndërtimi në Sargans. Ata nuk kanë mundur të sjellin dëshmi për leje pune, transmeton albinfo.ch.

Për këtë arsye ata do të raportohen në Prokurorinë publike së bashku me punëdhënësin e tyre, shkruan Policia e Kantonit  të St. Gallemit, në një deklaratë për media të mërkurën.

Zyra përgjegjëse e migracionit po shqyrton gjithashtu masat sipas ligjit të imigracionit kundër të prekurve.

Një shtetas suedez dhe një rumun, të cilët nuk ishin regjistruar siç duhet, u kontrolluan gjithashtu në kantierin e madh të ndërtimit. Punëdhënësit e tyre do të raportohen gjithashtu.

 

The post Sargans (SG): Arrestohen katër kosovarë, po punonin pa leje appeared first on Albinfo.