Osmani takon Macronin, diskutojnë për marrëdhëniet mes dy vendeve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, me të cilën kanë diskutuar për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. “Një diskutim i mirë me presidentin Emmanuel Macron në Samitin e NATO-s në Uashington, D.C., për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, reformat e sundimit të ligjit dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet […] The post Osmani takon Macronin, diskutojnë për marrëdhëniet mes dy vendeve appeared first on Albinfo.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, me të cilën kanë diskutuar për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
“Një diskutim i mirë me presidentin Emmanuel Macron në Samitin e NATO-s në Uashington, D.C., për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, reformat e sundimit të ligjit dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Francës”, ka shkruar Osmani në “X”.
Osmani e Macroni u takuan në Uashington, aty ku po mbahet samiti për nder të 75-vjetorit të NATO-s.
The post Osmani takon Macronin, diskutojnë për marrëdhëniet mes dy vendeve appeared first on Albinfo.