Zjarri në Prevallë nuk është lokalizuar, nuk paraqet rrezik për banorët

Agjencia për Menaxhimin Emergjent ka bërë të ditur se zjarri i përhapur në parkun nacional të Prevallës ende nuk është lokalizuar. Megjithatë, shtojnë se nuk ka rrezik për jetë dhe pasuri të banorëve të zonës. Në operacionet për fikjen e zjarrit nga toka pos zjarrfikësve dhe shpëtuesve nga Prizreni janë përfshirë edhe ata nga Gjakova, […] The post Zjarri në Prevallë nuk është lokalizuar, nuk paraqet rrezik për banorët appeared first on Albinfo.

Zjarri në Prevallë nuk është lokalizuar, nuk paraqet rrezik për banorët

Agjencia për Menaxhimin Emergjent ka bërë të ditur se zjarri i përhapur në parkun nacional të Prevallës ende nuk është lokalizuar.

Megjithatë, shtojnë se nuk ka rrezik për jetë dhe pasuri të banorëve të zonës.

Në operacionet për fikjen e zjarrit nga toka pos zjarrfikësve dhe shpëtuesve nga Prizreni janë përfshirë edhe ata nga Gjakova, Prishtina e Ferizaj.

“Gjithashtu MPB/AME ju njofton se rrezik për jetë dhe pasuri të banorëve në Prevallë nuk ka, deri sa përpjekjet për ta mbajtur nën kontroll dhe të lokalizuar zjarrin vazhdojnë nga kapacitetet e komunës së Prizrenit me Komunat në ndihmë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pas takimit me shtabin emergjent ka thënë se situata është nën kontroll e se rreziku është më i vogël.

“Meqenëse kemi të bëjmë me Park Nacional, nënkuptohet se edhe institucionet e nivelit kombëtar, por edhe ndërkombëtar si KFOR-i, kanë obligime dhe shtabi është në koordinim të plotë me të gjithë akterët e autorizuar që po merren me këtë çështje, derisa gjendja po monitorohet dhe nuk pritet eskalim”, thuhet në një njoftim nga kabineti i Totajt.

Sipas njoftimit sot planifikohet intervenim dhe lokalizim i zjarrit për ta pasur nën kontroll dhe për t’i minimizuar pasojat eventuale.

Zjarri në bjeshkët e Prevallës ka nisur orët e hershme të së dielës.

The post Zjarri në Prevallë nuk është lokalizuar, nuk paraqet rrezik për banorët appeared first on Albinfo.